Fundamenti

Sadiku e nisë rikuperimin pas lëndimit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas operiacionit, Armando Sadiku ka nisur fazën e rehabilitimit për t’u rikuperuar nga dëmtimi që do ta mbajë rreth 6 muaj jashtë fushave të futbollit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të humbasë jo vetëm fazën e parë të La Ligas por edhe ndeshjet me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, turneun më të ri që do të startojë në shtator në nivel përfaqësuesesesh.

Me dëmtimin që pësoi në gju në miqësoren mes Levantes dhe holandezëve të Herenveen, Sadiku humbi edhe mundësinë për t’u transferuar në një tjetër kampionat gjatë kësaj vere.

Fundamenti

Megjithatë sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk është dorëzuar dhe me një postim në rrjetin e tij social Facebook, i ka premtuar të gjithë fansave të tij se do të rikthehet në fushë më i fortë se kurrë.

“Diçka e papritur më ndodhi ! Por, falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit ! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës”, ka shkruar Sadiku në Facebook

“Por kush më njeh, e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Fjalët nuk më pëlqejnë shumë, por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër!”. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.