Fundamenti

Sadiku drejt transferimit në Serinë A, e kërkon Sampdoria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Paraqitja e shkëlqyer në Euro 2016 e Armando Sadikut, e cila u finalizua me golin e realizuar në ndeshjen e tretë ndaj Rumanisë, nuk ka ngelë pa u vënë re nga menaxherët e skuadrave të ndryshme europiane.

Mediat sportive italiane dhe konkretisht “Corriere dello Sport” shkruan se Sampdoria po vëzhgon sulmuesin shqiptar, kartonin e të cilit aktualisht e ka Zyrihu. “Corriere dello Sport” shkruan se sulmuesi e ëndërron një transferim në Italia dhe Sampdoria po tenton ta shfrytëzojë dëshirën e lojtarit, duke tentuar ta afrojë për sezonin e ardhshëm.

ARKATANA

Fazën e dytë të sezonin në ligën zvicerane sadiku luajti me Vaduz ku realizoi edhe disa gola, të cilët bën të mundur mbijetesën e ekipit mes më të mirëve. Por, kartoni i Sadikut është në pronësi nga Zyrihu, klub i cili ra në ligën e dytë.

Presidenti i këtij ekipi është shprehur së fundi për të ardhmen e Sadiut se ai do të qëndrojë me ekipin zviceran, i cili nuk e ka në plan ta shesë lojtarin. “Sadiku është lojtari ku do të mbështetemi për ringritjen e ekipit”, është shprehur pak ditë më parë presidenti i Zyrih.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.