Sadiku drejt largimit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku nuk mund të gjejë vend në sulmin e Levantes për sezonin e ardhshëm, ndaj duhet të kërkojë një destinacion të ri.
Kështu shkruan prestigjiozja spanjolle “Marca” në lidhje me situatën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, që u transferuar në janar nga Legia e Varshavës te skuadra valenciane, përcjell albinfo.ch.
Në analizën e “Marca”-s shkruhet se trajneri Paco Lopez ka një plan për sulmin, por në këtë plan nuk bën pjesë Sadiku, ndaj klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për të.
Sadiku, që ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 e ka të qartë situatën ku ndodhet, ndaj klubi kërkon ta largojë ose duke e shitur, ose në formë huazimi.
Të ardhmen e Sadikut do ta vendosin ofertat që do të vijnë te Levante për kartonin e tij. Sigurisht nëse nuk ofrohet shuma e duhur, sulmuesi mund të qëndrojë, por qëllimi kryesor i Levantes është të gjejë blerës për të.
http://www.albinfo.ch/sadiku-drejt-largimit/


