UBT

Sadiku dëshiron të luajë në Premier League

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, i ka bërë një muaj e pak ditë në skuadrën e re, Zuerich. Por, ai nuk dëshiron të mbetet gjatë në këtë skuadër. Ai ka synim të luajë në një prej skuadrave të Premier League të Anglisë.

Ekipi i tij i preferuar është Chelsea, kurse idhull thotë se ka yllin suedez, Zlatan Ibrahimoviq. Sadiku 22-vjeçar në janar u transferua te Zuerichu nga skuadra e Kategorisë së Dytë zvicerane, Lugano. “Idhulli im është Zlatan Ibrahimoviq. Unë dëshiroj të luaj në ndonjë skuadër në Premier League. Chelsea është ekipi im i preferuar, por mund të luaj edhe në ndonjë skuadër tjetër angleze”, ka thënë Sadiku të premten në një intervistë për “sport.ch”.

UBT

Sadiku në edicionin 2012/2013 në 43 ndeshje kishte shënuar 26 gola me Luganon në “Challenge League”.