ARKATANA

Sadiku bëhet shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Armando Sadiku hyn në historinë e Copa Libertadores. Sulmuesi shqiptar u bë futbollisti i parë shqiptar që luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 69-të të sfidës mes Bolivar dhe uruguaianëve të Wanderers.

Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës paraeliminatore aty ku do të kenë përballë me shumë gjasa kolumbianët e Junior, përballje që do të vlejë një biletë për në fazën e grupeve të Copa Libertadores.

FIDANISHTJA

Aktivizimit të Sadikut si i pari shqiptar që luan në Copa Libertadores i kanë bërë jehonë edhe mediat argjentinase. Edhe pse luajti për pak minuta sulmuesi kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të tij të parë me Bolivar në Copa Libertadores teksa në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent.

Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes ish-lojtari i Malagas kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit. Megjithatë për Sadikun i rëndësishëm ishte debutimi me Bolivar në Copa Libertadores pasi herët apo vonë golat do të vinë./SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.