UBT

Sadiku bëhet me trajner te ri te Legia

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Legia Vashava nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon futbollistik dhe humbja e fundit me Slask, i ka bindur drejtuesit e skuadrës të ndërrojnë trajner.

Klubi polak ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri Romeo Jozak, i cili zëvendëson kështu trajnerin e shkarkuar Jacek Magiera.

Skuadra e Armando Sadikut përfundoi jashtë eliminatoreve të Champions dhe më pas humbi edhe mundësinë e pjesëmarrjes në grupet e Europa League.

UBT

Gjithashtu, në kampionat ka grumbulluar vetëm 13 pikë, në tetë javët e para, shumë pak për një ekip pretendent.

Sadiku iu bashkua Legias gjatë merkatos së verës, ndërsa ka arritur të shënojë dy gola, në shtatë ndeshje të luajtura me këtë ekip.

Debutimi i trajnerit të ri të Sadikut, do të bëhet ditën e diel, në ndeshjen Legia-Cracovia, takim ku 3-pikëshi është synimi i vetëm. /TCH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.