UBT

Sadiku: A do të ngriten me të vërtetë baza raketore Ruse në Luginë të Preshevës ?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuk beson askush se një superfuqi ushtarake siç është Rusia, do të dorëzohej aq lehtë para presioneve ekonomike apo ushtarake të Amerikës dhe Europës. Një shtet siç është Rusia nuk do të mundë të zhvillonte apo mbante një forcë ushtarake të përgatitur mirë pa e pasur një ekonomi të zhvilluar dhe ekonomia nuk mundë të mbahet në vlera pozitive sikur mos ta kishte një forcë ushtarake e cila ndikon direkt apo indirekt në zgjerimin e sferës së ndikimit të një superfuqie botërore thotë Gani Sadiku.

Gani Sadiku njohës i zhvillimeve politike thotë se kohëve të fundit po flitet e lexohet se Rusia do të ngris një bazë raketore në luginën e Preshevës!. Bazë kjo e cila do të mbante të tensionuar situatën jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Duke e ditur politikën hegjemoniste Ruso-Serbe, kjo me të drejtë shton frikën dhe shqetësimin e këtyre shteteve. “Kjo bazë raketore jo rastësisht ngritet në udhëkryqin e korridorit të 10 ndërkombëtar nëpër të cilin do duhet të kalonte Gazsjellësi Rus drejt Europës perëndimore meç rast do ta bënte Europën të m’varur nga Rusia, ndërsa Serbia do të përfitonte koncesione politike në raport me Kosovën dhe Bosnjën” mendon Sadiku.

Sadiku thotë se dihet se Serbia nuk bënë politikë ditore, por përmes akademisë së shkencave dhe kishës ortodokse, projekton politika nacionale afatgjata, ndërsa në Kosovë dhe në Shqipëri, as që mendon dikush për më gjatë se politikën ditore të mbarimit të orarit të punës, shto këtu edhe hajninë e zyrtarëve të lartë.!

Mobi Casa

”Kjo politikë serbe dhe kjo lidhje me Rusinë për projekte të tilla, vjen në kohën kur ekonomia Ruse gjendet në recesion nga sanksionet që vendet e perëndimit aplikojnë për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, por edhe për shkak që ekonomia serbe gjithashtu ndodhet në vështirësi të mëdha, dhe Serbia do të përballet me vështirësitë që do t’i sjellin vendimet vështira politike, para se të mundë të bëhet pjesë e BE-së”.

Sipas tij Rusia duke hyrë direkt në luftën e Sirisë, jo vetëm që e detyroi perëndimin të ulet në tryezën e bisedimeve, por në njëfarë forme e bëri Asadin faktorë të pa kapërcyeshëm në zgjidhjen e këtij konflikti, dhe i ka dhënë një leksion të mirë perëndimit se nuk i duhet ndonjë rezolutë e OKB-së, kur është në pyetje zgjerimi i interesave të veta gjeostrategjike.

Shqiptarët besojë se do duhej të zgjoheshin nga gjumi dhe mos të gjinden të fjetur përballë një ulurime të tërbuar sllave shprehet Sadiku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.