RCCOLA

Sadik ia siguron tri pikë Thunit, Gashi debuton me asistim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi shqiptar, Berat Sadik, ka shënuar golin e vetëm në fitoren e skuadrës së tij Thun që mposhti Vaduzin 1:0. Sadik shënoi në minutën e 33-të nga penalltia në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Zvicrës, të zhvilluar të dielën.

Sadik luajti gjatë gjithë ndeshjes, derisa te skuadra e Vaduzit në stol gjatë gjithë ndeshjes qëndroi Hekuran Kryeziu.

Fundamenti

“Jam shumë i lumtur me golin që shënova dhe më i lumtur jam që ekipi fitoi ndeshjen e parë që është një start mjaft i mirë për vazhdimin e kampionatit. Shpresoj të na ecë kështu”, ka thënë Sadik për faqen zyrtare të klubit.

Me fitore nisi stinorin edhe kampioni në fuqi i Zvicrës, Baseli.
Kjo skuadër të shtunën mposhti Aaraun me rezultatin 1:2. Në këtë ndeshje Shkëlzen Gashi debutoi për Baselin me asistim. Gashi luajti deri në minutën e 58-të, ndërkohë që në minutën e 67-të te Baseli u inkuadrua Arlind Ajeti.
© KOHA.net