FITORJA

Sadat Salihu: Është koha ta bëjmë ndryshimin e madh për Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – 22 Tetori është koha, është mundësia, është realiteti të bëjmë ndryshimin të gjithë së bashku. Unë besoj tek ju, besoj në ëndrrat tona. Për një Gjilan më të avancuar, për një Gjilan ku fëmijët tanë do rriten në lumturi. Pas shumë konsultimesh kam vendosur të bëjë edhe një hap drejt përfaqësimit edhe më dinjitoz të kësaj pjese të qytetit tim, por edhe më gjerë, kam vendosur të kandidoj për asambleist në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka thënë Sadat Salihu në adresimin e tij drejtuar qytetarëve gjilanas.

Lexojeni postimin e plotë të tij

Bashkëqytetar të nderuar sot po ju drejtohem ballëhapur dhe me respekt e konsideratë që kam për ju. Për disa vite kemi ecë se bashku në përmirësimin e kushteve në fshatin e qytetin tonë, kemi punuar e synuar së bashku.

Kemi protestuar dhe besuar për një jetë më të mirë. Kemi ëndërruar për një shtet funksional, shtet të së drejtës, shtet të mundësive të barabarta për të gjithë. Ka momente kur indiferenca barazohet me hipokrizi dhe papërgjegjësi, dhe ngopesh me tolerancën ndaj udhëheqësisë injorante e politikave antipopullore. Ky gërshetim rrethanash më nxiti të aktivizohem në politikë.

Kur gjenë aq shumë njerëz të thonë se nuk ka qenë më keq as në kohën e pushtimit, s’ke çka pret më. Këtu vije më shumë se kurrë në shprehje besimi se gjënë e keqe duhet ta largosh “me dorë”, apo së paku ta kundërshtosh me fjalë.

Mobi Casa

Oponenca pasive më nuk është opsion. Ka kaluar koha dhe duket se do të kalojë shumë kohë e populli të mos ketë ofertë më serioze politike për të mbrojtur interesat e tij se sa ajo që e ofron Lëvizja Vetëvendosje. Konsistenca e saj në parime, saktësia e analizës dhe vendosmëria në veprime më ka joshur që t’i bashkohem LVV.

22 Tetori është koha, është mundësia, është realiteti të bëjmë ndryshimin të gjithë së bashku. Unë besoj tek ju, besoj në ëndrrat tona. Për një Gjilan më të avancuar, për një Gjilan ku fëmijët tanë do rriten në lumturi. Pas shumë konsultimesh kam vendosur të bëjë edhe një hap drejt përfaqësimit edhe më dinjitoz të kësaj pjese të qytetit tim, por edhe më gjerë, kam vendosur të kandidoj për asambleist në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Ju premtoj duke ju shikuar përballë, duke mos e ulur kokën duke ju shikuar në sy duke u treguar i sinqertë e i sigurtë në synimet e mia :
1. Do jem zëri juaj në Kuvendin Komunal, do flas dhe do ndërmarr iniciativa që përmirësojnë jetën dhe gjendjen tonë në këtë pjesë të qytetit, por edhe më gjerë.
2. Do jem zëri i arsyes dhe së drejtës, do mbroj me përkushtim çdo iniciativë që ka për synim të drejtën dhe do jem i pa kompromis në luftën ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes.
3. Do jem zë i fuqishëm dhe përkrahës i pa lodhur të shtresave sociale duke synuar të përmirësojë jetën edhe mirëqenien e tyre.
4. Do mbroj me përkushtim të drejtën e lirin e shprehjes në veçanti të drejtat e besimit. Do punoj pa reshtur që besimtaret e besimit islam të kenë të drejtë të manifestojnë besimin e tyre në mënyrë private e publike, të jene pjesë e institucioneve publike e private dhe në jetën tonë pa pengesa.
5. Do punoj parreshtur që të avancohet sistemi shëndetësor dhe çdo qytetar të ketë trajtim profesional dhe mjekim me kosto të përballueshme.

Numri im në listën e kandidatëve të Lëvizjes VETEVENDOSJE! është 14 Kërkoi nga të gjithë ju, që gjeni kohën, vullnetin, mundin të bëheni pjesë e ekipit ku së bashku çdo hap do të ndërmarrim për 4 vitet e ardhshme, për fshatin tonë, por edhe për Gjilanin. Na duhet shumë punë dhe angazhim për arritjen e sukseseve, andaj sa më shumë që bashkoheni në grupin që do të formojmë bashkërisht suksesi do të jetë shumë më i madh ka shkruar Sadat Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.