Sadat Pajaziti: Ndeshjen me Prishtinën e zhvillojmë për ta fituar
Gjilan – Skuadra e Gjilanit dhe e Prishtinës, gjithmonë kur janë ndeshur kanë dhuruar spektakël futbollistik. Gjilani dhe Prishtina ballafaqohen nesër për të zhvilluar javën e 12, të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Trajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti i cili me sukses po udhëheq “bardh e kuqët” e Gjilanit, është mjaft optimist para ndeshjes së nesërme.
“Skuadra ime dalëngadalë po merr fizionominë e sajë të lojës, kjo u dëshmua edhe ndaj Feronikelit, ne jemi të vetëdijshëm se përballë kemi një skuadër shumë të fort siç është Prishtina, por ne do të hyjmë ta fitojmë këtë ballafaqim edhe pse do t’na mungon Nika për shkak të kartonave por disponimi në skuadër është i mirë dhe shpresoj se së bashku me tifozët tanë “Skifterat” do të dalim faqebardhë”, përfundon Pajaziti. /rajonipress/


