Sabri Kqiku veprimtar dhe aktivist i madh i çështjes kombëtare
Gjilan – Sabri Kqiku u lind në fshatin Velegllavë më 1943, Komuna e Kamenicës (Dardanës).Mësimet e para shkollore i morri ne shkollën katër vjeçare të fshatit. Për shkak të kushteve të vështira që ishin në malësinë e Velegllavës, familja e tij shpërngulet në fshatin Gumnishtë të Gjilanit ku edhe e ndërprenë shkollimin e mëtutjeshëm.
Pas një pune disa vjeçare ai me familjen e vet vendosët në fshatin Bresalc në vitin 1956.
Qysh në moshën 13 vjeçare ishte i pasionuar me ide të çështjes kombëtare. Edhe përkundër dëshirës të shkollimit të mëtutjeshëm rrethanat ekonomiko-politike, aksioni i mbledhjes së armëve në vitin 1956 (në kohën e Rankoviçit) pas maltretimit të familjes së tij ai detyrohet të merr rrugën e migrimit për sigurimin e bukës familjare. Frymëzim për çështjen kombëtare ishte gjithëher Radio Tirana dhe Zëri i Popullit.
Si përkrahës i demonstratave të vitit 1968 duhej të largohet pasi i bie në gjurmë UDB-ja e Jugosllavisë. Ku punonte si murator nga frika për një organizim të punëtorëve shqiptar në ish Jugosllavinë. Në vitin 1970, migron në Gjermani ku e vazhdon punën e mëtutjeshme si murator dhe përkrahës i lëvizjes kombëtare. Për veprime të mëtutjeshme udhëzohet nëpër panairet e librit të shtetit shqiptar që mbaheshin nëpër qendrat perëndimore.
Ai ishte organizator i blerjeve te gjitha librave shqiptare nëpër panaire me qëllim të frymëzimit të fuqisë punëtore shqiptare në botën e jashtme. Ai gjithmonë kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe organizimin e fuqisë punëtore.
Demonstratat e 11 marsit 1981, e detyrojnë për një organizim sa më të madh dhe më të mire të fuqisë punëtore në shenjë përkrahje të demonstratave studentore nëpër qendrat e Gjermanisë, Zvicrës etj. Përcjellja e UDB-së ndaj Sabri Kqikut vazhdonte edhe atje përmes disa shqipfolësve. Edhe përkundër përcjelljes dhe ndjekjes së vazhdueshme ai asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin e vet organizativ për një shtet shqiptarë, siç ishte kërkesa për Republikën e Kosovës e cila sot është realitet.
Në korrik të vitit 1981 në pushimet verore pasi i bie në gjurmë policia serbe e rrethojnë shtëpinë e tij me qëllim të arrestimit. Pas bastisjeve të shumta me dhjetëra policë të udhëhequra nga sigurimi shtetërorë në krye me ish udbashin dhe gjakpirësin shqiptar S.B. i merren të gjitha librat dhe dokumentet e tjera për në polici. Me qëllim të përvetësimit dhe të bëhet bashkëpunëtorë, Sabriut i ofrojnë beneficione për një jetë më të mire.
Ai asnjëherë nuk ka punuar në dëm të çështjes kombëtare, për mos pranim të punës së bashkëpunëtorit ai maltretohet psiqikisht dhe fizikisht në mënyrën më brutale. Pas lirimit nga paraburgimi ai edhe më shumë u fuqizua për veprime të çështjes kombëtare. Se sa ishte veprimtarë i palodhur i çështjes kombëtare këtë e dëshmojnë edhe kontributet e fletëpagesave.
Sabri Kqiku si veprimtarë i devotshëm gjithherë ka qenë i preokupuar për kombin e vet, për shkollën shqipe, për ushtrinë shqiptare se sa e ka dashur kombin dhe atdheun këtë e dëshmojnë më së miri kontributet e tij.
Ai asnjëherë nuk ka dashur t`i marrë kombit dhe atdheut por gjithëherë t`i jep dhe t`i shërbejë për avancim të kombit dhe atdheut. Preokupimi më i madh dhe brengosja e Sabriut ishte përçarja dhe lufta për pushtet e jo për shtet e liderëve politik si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni./rajonipress/


