ARKATANA

Sabri Fejzullahut i ndalohet të këndojë në Zvicër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ai është ndalur një ditë më parë në aeroportin e Cyrihut dhe është detyruar të kthehet mbrapa, sepse nuk ka pasur leje pune. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari kosovar.

Autoritetet zvicerane ia kanë ndaluar këngëtarit Sabri Fejzullahu, që të këndojë në Zvicër pa leje pune. Ai është ndalur një ditë më parë në aeroportin e Cyrihut dhe është detyruar të kthehet mbrapa. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i estradës kosovare, Fejzullahu në një intervistë televizive në Prishtinë.

“Këngëtarët nuk mund të performojnë më në Zvicër nëse nuk kanë leje pune, të gjithë, jo vetëm unë. Pra shteti është shtet dhe ligji është ligj. Prandaj as etika dhe askush nuk ma lejon që unë të vazhdoj, prandaj më kthyen dhe më thanë se je i lirë”, deklaroi Fejzullahu, transmeton albinfo.ch.

Ai tha se meqë mbrëmë nuk kishte aeroplan për Prishtinë i është dashur të priste deri sot në mëngjes për t’u kthyer në Kosovë.

Eco Higjiena

“Mbrëmë shkova në hotel dhe prita deri në mëngjes sepse nuk kishte avion. Mbrëmë pas një gjysmë ore, m’u lajmëruan të gjithë në telefon dhe me vjen mirë që njerëzit më duan”, u shpreh Fejzullahu, i cili tha se është ndjerë keq se pse është arrestuar. “U bëra merak se pse u arrestova”, tha ai, duke përgenjështruar lajmin e mediave të Prishtinës për arrestimin e tij .

Këngëtari kosovar tha se posedon vizë shengen, me të cilën disa herë ka shkuar në Zvicër dhe asnjëherë nuk ka pasur problem. Por, ai tha se nesër në mëngjes do t’ia mësyjë Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë për të kërkuar lejen e punës.

“Këtë të shtunë kam me kënduar në Insomnia në Lozanë, po ashtu të shtunën me 24 maj do të jem në Gjenevë në miqësoren e Kosovës kundër Senegalit”, deklaroi mes tjerash Sabri Fejzullahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.