Sabri Fejzullahu nuk ndalet

Sabri Fejzullahu cilësohet si një nga këngëtarët më të mirë të të gjitha kohëve te ne. Zëri dhe performanca e tij kanë bërë që ai të mbledhë rreth vetes mijëra adhurues. Albumi “Jeta shkon” i plasuar tani e disa javë në treg ka bërë bujë në tregun muzikor. Sabriu në këtë album ka bashkëpunuar me Alban Furtunën, Fatmir Mujën dhe Rrahmanin nga Shkupi.
“Jam i lumtur me këtë album dhe tërë këtë vullnet që e kam për këngën, gjithmonë e marr nga adhuruesit e mi”, ka thënë ai për “Zëri”. Edhe përkundër moshës që ka Sabriu do të mundohet të qëndrojë ende në skenë. “Këngëtarin vetëm me punë e dëshiron publiku, prandaj duhet të kesh përkushtim në zgjedhjen e kompozitorëve, orkestruesve dhe tekstshkruesve në mënyrë që këngët të pëlqehen në publik”, shtoi ai./zeri/