HW

Sabri Fejzullahu i këndoi Prishtinës, zëri i tij jehoi nga stadiumi i zbrazët “Fadil Vokrri” për të gjithë qytetarët e vendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtari i madh, Sabri Fejzullahu, natën e sotme (e shtunë) ka kënduar për një audiencë shumë më ndryshe.

Me një pamje nga Stadiumi i Prishtinës, “Fadil Vokrri”, i cili për herë të parë ishte i zbrazët para një shfaqje që po jepej, zëri i Fejzullahut kumboi në tërë kryeqytetin.

I shoqëruar nga vetëm një pianist, Sabriu interpretoi disa nga hitet më të mëdha të karrierës së tij, ndër to këngë dedikuar Prishtinës, të cilat nuk janë të pakta në repertoarin e tij.

Eco Higjiena

Ideuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Fejzullahu sonte mbajti koncert jo vetëm për një numër të caktuar njerëzish, por për tërë Kosovën, duke qenë se e gjithë performanca e tij u transmetua direkt në platformat dixhitale.

Përveç solo-koncertit, Sabri Fejzullahu përmes fotografive të shfaqur në ekranin gjigant të stadiumit, kujtoi figurat e njohura të artit që i kemi humbur këtë vit si: Nexhmije Pagarusha, Leze Qena, Violeta Rexhepagiqi etj.

Teksa qytetarët e Kosovës përballen me sfidat e një pandemie globale, nata e së shtunës i gjeti më të relaksuar me kujtime nën interpretimin e shkëlqyer të këngëtarit të popullit, Sabri Fejzullahu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.