HW

Sabit Rrustemi paraqitet me librin “Stina e meseleve II”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Libri i dytë me mesele “Stina e meseleve II” i Sabit Rrustemit dëshmon për interesin e autorit që ta lërojë edhe këtë fushë të prozës popullore sepse serioziteti i tij në krijimtarinë poetike tashmë është dëshmuar me dhjetëra vepra të arrira ka shkruar Sherafedin Kadriu redaktor i librit.

Sabit Rrustemi krijues dhe autor i shumë librave të dëshmuar tashmë ka nxjerr në dritë edhe librin e dytë me mesele të titulluar “Stina e meseleve II”.

Rrustemi i pasionuar dhe i dhënë pas meseleve të moçme ofron për lexuesit materiale të shumta të mbledhura nga goja e popullit.

FIDANISHTJA

Ndryshe redaktori i librit Sherafedin Kadriu ka thënë se Karadaku është i pasur me krijimtari popullore, e dëshmi më e mirë është kjo tufëz meselesh, rrëfimet e së cilës e kanë përplotësuar dhe tejkaluar, jo vetëm si volum “Stinën..I”.

Sipas Kadriut këto mesele sikur qëndrojnë në mes të tregimeve popullore dhe anektodave derisa të rëndësishme mbeten bëmat e personazheve të meseleve.

Libri “Stina e meseleve II” pritet të promovohet më 10 gusht në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.