Sabit Rrustemi: Paralajmërimi i stinës së pritur
Gjilan – Poezia fituese e Sabit Rrustemit në Manifestimin tradicional letrar, i 23 me radhë, Takimet Poetike të Karadakut” , mbajtur më 11 Mars 2015, në Kumanovë, nën organizimin e Klubit të Shkrimtarëve , “Jehona e Karadakut.
Sabit Rrustemi
PARALAJMËRIM I STINËS SË PRITUR
(Ngjarjeve të 11 Marsit 1981)
– varianti II –
Një guralec fërfëlloi në dritare
e një dridhje e këndshme
zemrës sime
Mos erdhi Ajo
ç’ pret
Një mal mornicash
trupin ma drithëruan
Brofa në çast
hapa derën
Një pjatë
hapësirës së mbyllur
terrin e një nate shkyente n’ fluturim
Mbi kryeqendrën ngjyrë hiri
si bisht dallëndysheje
stinën e pritur paralajmëronte
Ajo do vinte
si s’ do vinte kur e prisja
Shpresën nuk e helmuan
as sjellësit e tymit me gas
as mig -ët tek fluturonin qiellit të nxirë
si sorrëshkinat në ikje me britmë
as dhe dhomat e akullta prapa udbës
në Prishtinë
Ajo pas bishtit të çdo dallëndysheje
do kthehej për çdo stinë
me ëndrrën e vjetër
mbi shpinë
Ta rigjejë të plotë Shqipërinë
( 11 Mars 2015 )
…
( Në foto: Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” të Kumanovës, Sevdail Demiri uron poetin Sabit Rrustemi, si fitues i këtyre “Takimeve…” )/rajonipress/


