Sabit Rrustemi falënderon votuesit, i kthehet krijimtarisë letrare e familjes

Gjilan – Sabit Rrustemi pasi nuk mori vota të mjaftueshme për tu bërë deputet ka dhënë një porosi për zgjedhjet e tetë qershorit. Porosia që tash unë marrë, nga ky rezultat dhe përcaktim i votuesit të Republikës së Kosovës, është: Sabit Rrustemi, faleminderit për të gjitha angazhimet e deritashme si pjesë e vizionit për liri, pavarësi e demokraci dhe gjatë një periudhe në Kosovën e pasluftës, edhe për angazhimet në kuadër të institucioneve lokale e qendrore të Kosovës. Por, kthehu përfundimisht atje ku ke munguar gjatë gjithë kësaj kohe: në krijimtarinë letrare dhe jetën tënde familjare.
Sabit Rrustemi për rajonipress ka falënderuar votuesit e tij dhe ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e tetë qershorit. “Dje, përfundimisht, KQZ-ja doli me një rezultat përfundimtar për zgjedhjet nacionale të 8 Qershorit 2014. Pesëmijë e dyqind e shtatëdhjetepesë qytetarë me të drejtë vote (sipas KQZ-së) besuan në mua për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, ky besim i shprehur pastër përmes votave nuk qe i mjaftueshëm për t’u përmbushur dëshira e tyre dhe, e imja” ka thënë Rrustemi.
“Unë i falënderoj pa masë dhe iu jam mirënjohës duke ju premtuar se më nuk do t’ju bëhem ngarkesë, në asnjë rrethanë, sepse pjesa tjetër, sidomos anëtarësia e LDK-së, qoftë si votues apo si komisionerë, me shumicë u përcaktua për kandidatë të tjerë, pjesa dërmuese e të cilëve ishin dhe mbeten miq të mi dhe bashkëveprimtarë me të cilët udhëtuam gjatë këtij çerek shekulli dhe, unë, edhe njëherë i përgëzoj për besimin e marrë, duke pritur që të na përfaqësojnë denjësisht” ka nënvizuar ai .
Porosia që tash unë marrë, nga ky rezultat dhe përcaktim i votuesit të Republikës së Kosovës, është: Sabit Rrustemi, faleminderit për të gjitha angazhimet e deritashme si pjesë e vizionit për liri, pavarësi e demokraci dhe gjatë një periudhe në Kosovën e pasluftës, edhe për angazhimet në kuadër të institucioneve lokale e qendrore të Kosovës. Por, kthehu përfundimisht atje ku ke munguar gjatë gjithë kësaj kohe: në krijimtarinë letrare dhe jetën tënde familjare. Porosi së cilës do t’i qëndroj besnik tash e tutje ka thënë në fund Rrustemi./rajonipress/