RCCOLA

Sabina Haziri – Zeqiri, një femër gjilanase që ka zemër të madhe

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sabina Haziri -Zeqiri, është nga Gjilani, por jeton në Zvicër. Ajo e ka zemrën e madhe dhe është mjaft humane. Ajo, kohës së fundit, po e ndihmon Spitalin e Gjilanit. Një ditë, asaj i ka shkuar mendja se, spitali i vendlindjes së saj ka nevojë të ndihmohet me forma apo mjete të ndryshme mjekësore. Ajo është punëtore e re në Zvicër. Atje punon dhe vepron në fushën e mjekësisë.

Ndonëse e re, ajo Gjilanin nuk e ka harruar dot, por, kësaj here ka tubuar material të nevojshëm për Spitalin e Gjilanit. Ka sjellë aparaturë të re e të veçantë për në sallën e operacionit për pacientët e Gjilanit, të cilët janë shëruar më lehtë e pa kurrfarë problemi. Kjo pajisje mjekësore e saj u ka ndihmuar shumë mjekëve dhe pacientëve gjilanas, të cilët kanë pasur shumë nevojë për shërim. Vlera e kësaj aparature të re që i është përcjellur Spitalit të Gjilanit, është mbi 150 mijë euro.

Në një bisedë rasti, ajo tha se me ndihma kam filluar qysh para një viti. “Donacionin e kam përcjellur dhe ai ka arritur në Gjilan, më 19 janar 2016. Siç dihet, Spitali i Gjilanit qe 15 vite nuk ka marrë donacion të kësaj rëndësie tejet të nevojshme për spital, përkatësisht për pacientët e këtij regjioni. Këto dy vite, në bashkëpunim me Agim Kryeziun, drejtor i Spitalit të Gjilanit, jemi mundur për ta ngritur trajtimin e pacientëve në traktin operativ me një aparaturë të re. Kështu, tanë kohën unë kam qëndruar në kontakt me stafin e Spitalit të Gjilanit që aparatura ime të hyj përdorim dhe mos të mungojë asgjë. Vlera e kësaj aparature kap shumën mbi 150 mijë euro”, ka shtuar S. Haziri- Zeqiri, femër gjilanase, e cila jeton qe disa vite në Zvicër.

Mobi Casa

Duke realizuar me shumë vullnet të madh kryerjen e një akti human, kjo femër shqiptare, nga Gjilani, me shumë mund ka arritur ta ndihmojë popullin e saj, që tash punët dhe kujdesi ndaj njerëzve është shumë me i lehtë, falë mjeteve që ka arritur t’i sigurojë me dëshirën e saj të madhe që sa do pak të ndryshohet gjendja e spitaleve në qytetin në fjalë, pasi që ajo vetë e ushtron të njëjtën detyrë, edhe pse ajo jeton dhe vepron jashtë shtetit.

Kjo femër gjilanase, e cila jeton në Zvicër, ka merita të shumta, e cila nuk i deshi as dritat e kuqe të kamerës që të filmohet ky vullnet mirë, edhe pse beson edhe shpreson që s’do të jetë kjo ndihmë e saj e fundit, pasi që pas këtij donacioni, ka pasur edhe shumë ndihma që u ka sjellur skamnorëve dhe jetimëve të kësaj ane të Anamoravës së Gjilanit./tefik selimi/rajonipress/