Fundamenti

Sa të pasur janë krerët e rendit?

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Vijnë nga i njëjti rajon. Njëri është ministër e tjetri drejtor police. Kur ndodhin operacione policore e arrestime jemi mësuar t’i shohim në ballë të konferencave.
Por, këtë herë nuk do të tregojmë për rezultate, do të paraqesim pasurinë e tyre të vetëdeklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Bajram Rexhepi e Shpend Maxhuni kanë deklaruar pasurinë e paluajtshme dhe atë të luajtshme, ku kanë treguar edhe nga sa para i kanë kursyer dhe nga sa i mbajnë në bankë. Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, në pjesën e pasurisë së paluajtshme ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion një shtëpi familjare 300m2, të cilën thotë se, e ka ndërtuar nga shitja e mëparshme e shtëpisë si dhe nga të ardhurat personale.

Mobi Casa

Vlera e shtëpisë, sipas shumës të vetëshpallur të ministrit është 150 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe një banesë 115 m2 me vlerë 85 mijë euro. Ndërsa nga pasuria e luajtshme ai ka deklaruar veturë Range Rover HS 2006, në vlerë 60 mijë euro. Thotë se veturën e ka blerë nga shitja e një veture të mëparshme, nga kursimet si dhe nga kredia e marrë në Raiffaisen Bank. /Tribuna/