UBT

Sa të papunë ka Kosova?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

​Ekspertë të ekonomisë dhe njohës të fushës së hulumtimeve dhe statistikave në vend nuk u besojnë shifrave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi që sipas tyre ato janë shumë statike.

Edhe pse Agjencia e Statistikave të Kosovës jep një shifër të papunësisë në vend prej rreth 30-35%, ekspertët vlerësoujnë se papunësia është shumë më e lartë. Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, thotë se kjo normë e papunësisë mbetet në një farë mënyrë gati e pandryshueshme pasi që Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk bën matje të shpeshta të kësaj dukurie.

“Norma e papunësisë duket e ngrirë pasi që matjet apo anketat e Agjencisë së Statistikave janë të rralla dhe problemi esencial qëndron në atë se nuk janë edhe aq të besueshme, meqenëse janë shumë statike dhe më shumë evidentohen në gjendjen e regjistrave që i kanë në zyrat për regjistrimin e papunësisë, sesa që reflektojnë gjendjen faktike”, ka thënë Rexhepi për Evropa e Lirë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila është përgjegjëse për prodhimin e statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës, sipas Rexhepit, përveç tjerash nuk ka një tregues real të punësimit, numrit të atyre personave që krijojnë marrëdhënie pune gjatë një viti apo një periudhe të caktuar.

Eco Higjiena

“Për këtë arsye del edhe s’përputhja e të dhënave të papunësisë,por edhe një shifër, e cila gjatë tërë kohës është statike. Madje, nëse u referohemi edhe disa shifrave që dalin nga regjistrimi i popullsisë sa i përket papunësisë, ai 45 për qind i normës së papunësie, mund të them se gati që 10 apo 15 vjet është i tillë”, ka thënë ai.

Se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nuk pasqyrojnë gjendjen reale të papunësisë në Kosovë, e thotë edhe profesori i ekonomisë Musa Limani.

“Norma e papunësisë nuk është aq sa e thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës – mbi 30 për qind, por papunësia në Kosovë është mbi 50 për qind”, ka thënë Limani

Ndryshe, bazuar në shkallën e papunësisë, Kosova ka nivelin më të lartë në rajon me 35.5 për qind, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina me 27.5 për qind, Shqipëria 17.9 për qind, Serbia 18.9 për qind dhe Mali i Zi me 18.0 për qind.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.