FITORJA

Sa shumë ujë duhet të konsumoni kur bëni ushtrime fizike?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

70 për qind… Nga të gjitha lëngjet që amerikanët i konsumojnë çdo ditë, aq është përqindja se sa prej atyre lëngjeve nuk është ujë, sipas një studimi të fundit në SHBA.

Pavarësisht s studimi zbulon se shumë meshkujt e arrijnë targetin për konsumimin total të fluideve, vetëm 30 për qind e tyre është e përbërë nga uji. Gjë e cila nuk i bën shëndetit favore, e veçanërisht kur bëjnë ushtrime fizike, transmeton telegrafi.

Përse? Një gotë e thjeshtë me H2O mund të mos jetë pija më e famshme para ushtrimeve për amerikanët, por sigurisht që është më thelbësorja. Një studim i publikuar në revistën Sports Medicine ka zbuluar se dehidratimi vazhdimisht e dobëson forcën (2 për qind), fuqinë (3 për qind) dhe qëndrueshmërinë ndaj ushtrimeve me intensitet të lartë (10 për qind).

Prandaj duhet të konsumoni 250 ml ujë 30 minuta para se të shkoni në palestër për t’u siguruar se muskujt tuaj po funksionojnë në çdo cilindër që ekziston. Pas kësaj, duhet të konsumoni 500 ml ujë brenda 30 minutave që i keni përfunduar ushtrimet.

Eco Higjiena

Sa i përket sasisë që duhet ta konsumoni gjatë ushtrimeve, ky është vendim i juaji. Sidoqoftë, rekomandohet të konsumoni 500 ml ujë gjatë një sesioni një orësh të ushtrimeve.

Pas 90 minutave ushtrimeve, uji më nuk mjafton. Në këtë pikë rezervat tuaja të glikogjenit janë thjesht “tym” dhe është koha të thithni pije sportive të pasura me elektrolite. Për atletët e qëndrueshmërisë, menaxhimi i mineraleve është tejet i rëndësishëm, dhe pavarësisht se koncepti i sasisë së madhe të ujit mund t’ju duket i çuditshëm, ai mund të jetë edhe i rrezikshëm.

Konsumimi i tepërt i ujit pa i zëvendësuar elektrolitet mund të shkaktoj një sëmundje që njihet si hyponatremia, gjë që shpinë drejt sulmeve të epilepsisë, dështimit të organeve, por edhe vdekjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.