United Hospital

Sa shpejt iku rinia

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Nijazi Kastrati

Sa shpejt iku rinia
Ditë të lumtura e plot hare
Mbushur gëzim e harmoni shtëpia
Varfëri po, por vuajtje s’kishim ne.

Me ato lojëra të bukura fëmijërore
Sa shpejt kalonte dita
Në ara, fusha e livadhe
Duke punuar kështu u rrita.

Me bagëti kur dilnim në mal
Dita kalonte për mrekulli
Luanim lojëra të shumëta
Më pëlqente kur luanim “gjita” me fëmijë.

Mobi Casa

Luanim “gurapesh” e “symbylltas”
Shpesh harronim dhe bagëtinë
Kur mëshifeshim nëpër shkurre afër
Nuk shihje më asnjërin në lëndinë.

Tash vizitoj shpesh ato vende të bukura
Ku heshtja gjitha i ka kaplu
Nuk sheh asnjë fëmijë atje
Apo bagëtinë në hije duke mrizu.

E ëmbël ishtë ajo kohë rinore
Apo ndoshta vetëm mua më duket kështu
Sot në këtë moshë kujtoj me nostalgji
Duke ecur nga dalë atyre shtigjeve nga kam kalu!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.