Fundamenti

Sa sheqer duhet të hamë në ditë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sheqeri i shtuar është një nga përbërësit më të dëmshëm të këtyre kohëve. Po flasim për sheqerin që i shtojmë vetë një pijeje apo ato sheqerna që ëmbëlsojnë produkte të ndryshme që blejmë në dyqan.

Ai shton kalori të kota dhe mund të dëmtojë rëndë metabolizmin. Megjithatë, si gjithçka tjetër, edhe sasia e duhur e sheqerit që nuk dëmton, varet nga njeriu.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, sasia maksimale e sheqernave të shtuar që mund të hamë në një ditë është:

Burrat: 150 kalori (37.5 gramë ose 9 lugë çaji).

Gratë: 100 kalori (25 gramë ose 6 lugë çaji).

Uji Dea

Për ta kuptuar mirë, një kënaçe Cola ka 140 kalori nga sheqeri, ndërsa një çokollatë Snickers normale 120 kalori nga sheqeri.

Nëse jeni të shëndetshëm, të hollë dhe aktivë, kjo duket sasi e pranueshme. Ju do i digjni këto sasi të vogla sheqeri pa pësuar ndonjë dëm.

Megjithatë duhet theksuar që nuk kemi nevojë për sheqerna të shtuar në dietë. Ato nuk luajnë ndonjë rol fiziologjik.

Sa më pak, aq më mirë për shëndetin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.