Sa respektohet liria e fjalës dhe sa vlen Ligji?
Nga Arsim Haziri – Me të drejtë shprehet se Kosova në të cilën ne vazhdimisht po e përditësojmë qenien tonë si qenie subjektive dhe individuale, nuk po mundet të ofrojë një mundësi dhe ambient të favorshëm për shprehje dhe mbrojtje të asaj çka konsiderohet si më bazike dhe thelbësore, e që patjetër se përbrendësohet si liri e shprehjes së lirë.
Liria e shprehjes dihet se fuqishëm përfaqësohet nga subjektiviteti i saj legjitim, madje assesi s’mund të tjetërsohet dhe të jetë asimetrike, por gjithmonë dhe gjithnjë kjo del në suaza të një shteti demokratik dhe ligjor, ku prioriteti dhe qëllimi i saj fundamental është drejtësisht për respektimin e çështjes publike si kolektivitet i përgjithshëm qytetar.
Kosova, mendimin e të cilëve duhet ta mbroj dhe garantoj, ajo nuk po arrin ta bëj në asnjë mënyrë, mirëpo kur dihet fakti se ky negativitet përbën dukuri të jashtëzakonshme për shtete Europiane që parim thelbësor i tyre është shumësia si tërësi dhe racionalitet.
Mirëpo në jetën e përditshme kosovare, ky mosguxim për publikim dhe mbrojtje të mendimit e secilit nga ne, sidomos e gazetarëve mediatik është e frikshme. E frikshme nga mundësia e ndonjë kërcënimi apo shantazhimi, por e tëra kjo bëhet nga mosgatishmëria e klasës sonë politike për mosprodhimin e një shteti ligjor dhe të mirëfilltë që do t’i vinte në pyetje liritë dhe të drejtat e tyre.
Tash së fundmi që e rrëzon mendimin dominantë se Kosova përfaqësohet mirëfilli si shtet me elemente të plota ligjore është edhe zëri i fuqishëm dhe i drejtë i një deputeteje të pavarur, Margarita Kadriu e cila në Kuvend vetëm pse kërkon ligjësi dhe drejtësi për disa çështje shumë të rëndësishme dhe vitale, ndaj saj, para disa ditëve ishin ngritur bilborde brengosëse në disa qytete të Kosovës të cilat në një masë e fyejnë rëndë personalitetin e kësaj deputeteje, si dhe japin ngjyrim negativ për kulturën dominuese në vend.
Prandaj me përgjegjësi të madhe e them, se mënyra e jetesës së vazhdueshme për disa është parë përdorimi i mjeteve të palejuara, mjeteve që në masë të madhe lëvizën themelet më bazike të shtetit e që natyrisht se është kriminaliteti dhe vjedhja e parasë publike, që skajshmërisht po bëjnë që shteti ynë të ngecë rëndë në hapa të rëndësishëm integrues.
Gjithsesi, pa zbatim të ligjit s’ka shtet ligjor. S’do mend se Kosova shumë vuan për zbatimin e ligjit, dhe ky ligj a thua se nuk ekziston fare në Kosovë? Për këtë klasë politike, a thua a e ndjen veten përgjegjëse për moszbatim të ligjit. Ata gjithherë e përmendin ligjin, por në realitet ata vetë e shkelin dhe politika e tyre gjithnjë është mbi ligjin dhe për mosrespektimin e saj. Përderisa nuk zbatohet ligji në Kosovë gjithnjë do të ketë padrejtësi, parregullsi dhe zhvatje të shtetit.
Shteti do ligj, dhe mandej drejtësi për gjithë qytetarët e saj, shteti nuk mund të frymoj lirshëm me drejtësi të kriminalizuar e formale por me drejtësi të plotë dhe kushtetuese, e cila do të ndikonte drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e saj.
Ndonjëherë mund të mendohet, a thua sakrificën për liri dhe shtetbërje duan ta kompensojnë me qëndrim të përhershëm në pushtet dhe zhvatje të saj deri ne pafundësi?
Meqenëse konsiderojnë se ne ishim dora e zgjatur dhe merita kryesore për çlirimin e vendit nga okupatori serb. Por kjo nuk do t’i kontribuoj të ardhmes dhe rinisë së saj, po ashtu vazhdimisht kjo do të përkrahet nga shteti fashist siç është Serbia.
Dhe për fund dua të shtoj se përderisa nuk do të ketë drejtësi të mirëfilltë për republikën si çështje e përgjithshme nuk do të ketë qasje të rregullt dhe stabile për shtetin. Prandaj si shoqëri e re në Europë dhe me një traditë të cekët në politikbërje duhet intensivisht të punojmë dhe vetëm kështu që të mund të ofrojmë qytetarisë sonë një jetë me perspektivë të suksesshme dhe afatgjate./rajonipress/


