Uji Dea

Sa po notohet kënga e Eneda Tarifës në Eurovizion?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Wiwibloggs është portali më i madh në Evropë që raporton mbi Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion. Wiwibloggs ka reporterë nga i mbarë kontinenti për të raportuar gjatë tërë vitit mbi artistët në këtë garë, sukseset e tyre, anketa dhe intervista me ta e plot gjëra tjera.

Edhe sivjet, votuesit brenda Wiwibloggs për secilën këngë të Eurovizionit japin vlerësimet dhe pikët e tyre. Dhe sot, kur radha i erdhi Eneda Tarifës, ajo ka marrë notën 3.58 nga 10.00, e që deri tani paraqet notën më të vogël nga 29-të këngë sa edhe janë ranguar në këtë listë.

Eco Higjiena

Edd, një prej votuesve, që i ka dhënë Enedës vetëm 0.5 pikë, thotë se kjo pjesëmarrje është totalisht e harxhuar për Shqipërinë. Cristian, me vetëm pesë pikë, thotë se Shqipëria duhet të dërgojë dikë më energji, dhe definitivisht jo një këngë si kënga “Fairytale”.

Shumica kërkojnë që kënga të kthehet në gjuhën shqipe, derisa ky votim në Wiwibloggs tregon se sa pëlqehet kënga e shqiptarëve sivjet në garën muzikore por që është shumë më shumë sesa vetëm garë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.