Sa para shpenzoi Lutfi Haziri për Bileta dhe Karburante?

Gjilan – Asambleisti Isa Agushi i përkrahur edhe nga kryetari i Lëvizja “Vatra” Kushtrim Kadriu i kanë drejtuar me kërkesë Zyrës së kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri dhe Drejtorisë së Financave z.Zijadin Maliqi një kërkesë për qasje në shpenzimet e kryetarit të Komunës.
Duke qenë dëshmitarë të udhëtimeve të shpeshta të kryetarit të Komunës së Gjilanit në drejtim të gjitha vendeve të botës me pretekstin e udhëtimeve zyrtare kërkojmë nga ju të na njoftoni me shpenzimet e kryera nga zyra e kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri, për vitin 2018 dhe deri tani 2020.
1. Ne kërkojmë të na njoftoni mbi shpenzimet e veturës zyrtare të kryetari dhe nënkryetarit të komunës në karburante.
2. Ne kërkojmë të na njoftoni mbi shpenzimet e kryetarit në mëditje jashtë shteti, bileta aeroplani dhe shpenzime të hotelit për vitin 2018 thuhet në njoftimin e “Vatrës”./rajonipress/