GRANDEMALL

Sa nënshkrime janë mbledhur në peticionin e zyrtares së BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbi 3 mijë e 600 nënshkrime janë mbledhur deri tash në peticionin për liberalizimin e vizave për kosovarët, të nisur nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, raporton Express.

Peticioni i nisur në change.org, ka qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma parë.

Në arsyetimin e iniciativës thuhet se qytetarët e Kosovës s’duhet të jenë më të izoluar.

“Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.

GRANDEMALL

Nismën e Schneerberger e ka përkrahur edhe ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Lunacek.

Lunacek ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajeni dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.

Ndryshe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, gjatë një interviste të dhënë sot u shpreh optimist se kosovarëve do t’u hiqen vizat këtë vit. Rohde tha se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë që do të pyetet për liberalizimin e vizave. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.