Mobi Casa

Sa ndikon lëngu i qershisë që të flini më rehatshëm?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Konsumimi i lëngut të qershisë së thartë, sipas një raporti, në mëngjes dhe në mbrëmje mund t’u ndihmojë njerëzve që gjatë natës të bëjnë një gjumë më të rehatshëm.

Hulumtuesit nga Universiteti shtetëror i Luzianës kanë konstatuar se konsumimi i lëngut të qershisë së thartë, dy herë brenda ditës, ka ndikuar që brenda dy javësh të shtohet për 90 minuta më shumë koha e gjumit te ata persona që kanë probleme me gjumin, Raporton Gazeta Kosova Sot Online.

Kjo ka ndodhur sidomos te personat paksa më të moshuar. Këto të dhëna janë prezantuar në takimin vjetor të “American Society of Nutrition”, që ishte mbajtur në San Diego. Insomnia është një problem shëndetësor që zakonisht i prek të rriturit, sidomos ata më të moshuar se mosha 65 vjeçe. Insomnia – definohet si probleme me gjumin, kur për tri net rresht brenda një jave nuk mund të flini.

Mobi Casa

Problemet e tilla me gjumin shkaktojnë probleme serioze për shëndetin tuaj, duke shkaktuar dhimbje kronike, shtypje të lartë të gjakut, diabetin, lloji 2 çrregullime kognitive, si dhe demencën.

(Kosova Sot)