GRANDEMALL

Sa na kushton veriu?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ende nuk e di se sa mjete do t’i ndajë për integrimin e Veriut dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel me Serbinë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se një pjesë e mjeteve do të sigurohen nga buxheti, kurse pjesa tjetër do të vijnë nga donacionet. Ish-Ministri i Financave, Haki Shatri thotë se paratë nuk janë problem për numrin e banorëve që ka Veriu.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka bërë llogaritjen se sa do t’i kushtoj integrimi i pjesës Veriore në sistemin kushtetues të Kosovës dhe as sa mjete duhen për të zbatuar në tërësi marrëveshjen e arritur në Bruksel me Serbinë.

Tash, Ekzekutivi duhet të ndajë mjete shtesë për Fondin për Veriun, Asociacionin e Komunave si dhe për katër komunat – Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ende s’kanë ndonjë shifër se sa mjete duhet të ndahen për Veriun.

Por, ai nuk e ka parë problem sigurimin e parave që do të përdoren për integrimin e pjesës më problematike të Kosovës.

Kuçi ka thënë se përpos mjeteve të buxhetit të shtetit do të ketë edhe donacione për Veriun.

“Nuk e kemi trajtuar ende këtë çështje, por përmes buxhetit dhe donatorëve do të mbulohen”, ka thënë Kuçi, të mërkurën, për Gazetën Express.

Edhe ish-Ministri i Ekonomisë, Haki Shatri ka deklaruar se nuk është probleme te sigurimi i mjeteve për integrimin e Veriut sa është problem zbatimi i projekteve.

Sikurse Kuçi, edhe Shatri ka thënë se një pjesë të mirë të parave do të sigurohen nga BE’ja dhe donatorët ndërkombëtarë.

ARKATANA

“Do të ndahen mjete prej buxhetit dhe prej burimeve tjera. Tash do të lajmërohen edhe donatorë për të zbatuar në praktikë marrëveshjen. Kjo është një metodë bashkëkohore që mundëson integrimin e komunitetet më shpejt. Ia zbut pakënaqësitë më shpejt”, ka thënë Shatri.

Sipas këtij zyrtari të AAK’së, mjetet për Veriun do të përdoren për punësim, infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe funksionim të Komunës.

“Nuk do të jetë ndonjë ngarkesë e madhe për buxhet. Fillimisht do të ndahen pak mjete për fillim nga rezervat e Ministrisë së Ekonomisë që nuk do ta prish buxhetin”, ka treguar Shatri.

“Një pjesë e madhe e mjeteve do të sigurohet prej donatorëve, prej BE’së”, ka thënë ai.

Sipas tij, për 50 mijë banorë nuk duhen shumë mjete, duke thënë se nuk dëshiron të përmend shifra.

“Nuk do të jetë shumë e madhe që e rrezikon buxhetin dhe sigurinë buxhetore të Kosovës”.

Shatri ka thënë se këto mjetet do të kthehen nëse arrihet të kontrollohen pikat kufitare që janë të vendosura në Veri.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Veriun e Kosovës, ku është paraparë të themelohet një Fond i veçantë për atë pjesë; të themelohet një Asociacion i komunave me shumicë serbe si dhe të themelohet edhe komuna e katër në atë pjesë pas zgjedhjeve lokale.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.