Fundamenti

Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ekspertët thonë se tumoret po prekin gjithnjë e më shumë grupmoshat nga 40 në 60 vjeç. Niveli i vdekshmërisë nga tumoret në këtë grupmoshë është 40 për qind, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë sa më serioz dhe cilësor.

Sipas rekomandimeve të përditësuara, të publikuara në 9 qershor të vitit 2020 në revistën mjekësore A Cancer Journal for Clinicians, thuhet se aktiviteti fizik luan një rol kyç tek jetëgjatësia e qelizave.

Udhëzuesi i parandalimit të sëmundjeve tumoriale liston gjithashtu kufizimin e sheqerit, mishit të kuq dhe alkoolit.

Këto rekomandime bazohen në rishikimin më të fundit të fakteve shkencore.

United Hospital

Specifikisht, rekomandimet e reja thonë se në vend të kryerjes së aktivitetit fizik me intensitet mesatar për 150 minuta në javë apo kryerjes së aktivitetit fizik për 75 minuta me një intensitet të lartë, njeriu duhet të kryejë 150-300 minuta aktivitet të një intensiteti mesatar ose 75-150 minuta aktivitet me intensitet të lartë në javë.

Sa i përket ushqyerjes, njerëzit që kanë interes në uljen e rrezikut të kancerit duhet të synojnë të hanë më shumë barishte, drithëra të papërpunuar dhe të paktën dy racione e gjysmë frutash dhe perimesh në ditë. Për më tepër, konsumi i sheqerit dhe mishit të kuq, sidomos ai i përpunuari, duhen pakësuar ndjeshëm, thuhet në raport.

Në të shkuarën, Shoqata Amerikane e Kancerit, rekomandonte konsum të moderuar të alkoolit por sipas udhëzimeve të reja, alkooli duhet shmangur plotësisht kundër kancerit. Sasia e lejuar e alkolit është jo më shumë se një pije në ditë për gratë dhe jo më shumë se dy pije në ditë për burrat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.