GRANDEMALL

Sa më shumë të shtyhen zgjedhjet, aq më keq për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri, është i mendimit që Kosova të shkojë sa më parë në zgjedhje të reja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se sa më shumë të shtyhen zgjedhjet e parakohshme më keq do të jetë për Kosovën. Bahtiri ka theksuar se kjo qeveri është duke e çuar në humnerë shtetin. Sipas tij, qeveria aktuale duhet të shkojë në shtëpi dhe të fillojnë bisedimet për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve. “Tani është koha të pyetet populli se kënd e përkrah. Mendoj se zgjedhjet në Drenas kanë dhënë një sinjal pozitiv të demokracisë dhe të ndryshimit të kësaj qeverie”, është shprehur ai. Bahtiri është shprehur i bindur në suksesin e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka thënë se asnjëherë më parë AKR-ja nuk ka pasur përkrahje më të madhe tek qytetarët.

FIDANISHTJA

Sa iu përket zgjedhjeve lokale për vitin e ardhshëm, ai ka thënë se, nëse rikandidon për kryetar të Mitrovicës, do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. “Ne e kemi presidentin e AKR-së dhe organet e partisë që vendosin për kandidat për kryetar të komunave. Do të shohim. Në qoftë se vendoset që unë të jem sërish kandidat për kryetar të Mitrovicës, jam i bindur se këto zgjedhje do t’i fitoj rreth 63 për qind”, ka thënë Bahtiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.