RCCOLA

Sa më larg këtyre produkteve, aq më mirë për organizmin

/ 3 minuta lexim

Shpesh ndodh që njeriu, për shkak të stresit, nuk është i vetëdijshëm për sasinë e ushqimit që ha dhe as çka është duke ngrënë.

Në vazhdim do të paraqesim ushqimet të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e secilit prej nesh:

– Kripa: Sasia e rritur e kripës së konsumuar bllokon gjëndrat që prodhojnë adrenalinë, e cila ju ofron energji shtesë dhe jua shton disponimin. Do të jeni nervoz, të lodhur dhe përsëri shumë shpejt të uritur.

– Sheqeri: Marrja e tepruar e sheqerit shkakton rënien e përqendrimit, rrahjet e shpejtuara të zemrës, harresën, madje edhe vështirësi me shikimin por edhe agresivitet. Nëse ëmbëlsirat i hani në mbrëmje vështirë do të flini, ndërsa të mos përmendim edhe që do të humbisni dëshirën për seks pasi që “injeksioni” i forcës do të veprojë shumë shkurt. Do të zhduket ende pa arritur te shtrati. Konsumimi afatgjatë i sasive shkakton tendosjen e pankreasit dhe sjell deri te diabeti.

– Ushqimet djegës: Ushqimet që e përshpejtojnë organizmin, sikur xhenxhefili apo speci, janë të mira, por nëse merren me masë. Assesi nëse jeni në ndikimin e stresit. Pas marrjes së ushqimit djegës organizmi fiton energji të re dhe atë e përzien me stresin me çka edhe e rrit më shumë. Përveç kësaj, ushqimi djegës jua humb gjumin, kështu që mos gaboni ta hani në mbrëmje para fjetjes.

– Kafja: Pija e zezë është burim i stimuluesve, kafeinës – nxit krijimin e hormonit të stresit, kontribuon në mbledhjen e yndyrës rreth belit, dëmton zemrën dhe trurin, teobrominit dhe teofilinit (ju kthjellin, dhe këta mund të shkaktojnë probleme me gjumin).

Mobi Casa

– Pijet e gazuara: Kombinimi i kafeinës dhe sheqerit dhe i ngjyrave artificiale paraqet grumbullimin e stresit “në shishe”! Disa decilitra të pijes së ftohtë, e cila do t’ju freskojë përshkurtazi, do të bëjë që sheqeri “të vrapojë” nëpër gjak, do të ndalet në pankreas, barku do “të shokohet” nga ftohja, ndërsa ju për shumë shkurt do të jeni hiperaktiv.

– Mishi i kuq: Përbërësit e mishit të viçit dhe mishrave të ngjashëm rrisin nivelin e norepinefrinës, që janë të lidhur me rritjen e ankthit dhe stresit.

– Mielli i bardhë i përpunuar: Në procesin kimik për të përpunimin e miellit të bardhë, gjithë elementët e shëndetshëm eliminohen. Në këtë proces përdoret gaz klorine, çka shkakton vdekjen e personave si pasojë e helmimit. Mielli i bardhë përmban nivel të lartë të gliceminës, çka rrit nivelin e insulinës në gjak.

– Alkooli: Alkooli i përket grupit të substancave që shkaktojnë kancer. Nëse konsumoni shpesh alkool atëherë rrezikoni seriozisht të prekeni nga një atak në zemër apo të gjeni vdekjen në mënyrë të papritur.

– Domatet e konservuara: Konservuesit sjellin gjithmonë probleme biologjike me shëndetin. Ato përmbajnë substanca që nuk janë aspak të efektshme për trupin.