FITORJA

Sa kanë pasuri vendimmarrësit komunalë në Viti

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Pasuria më e madhe e deklaruar është ajo e Majlinda Ostrogllavës, që vlen 770 mijë euro, por është në emër të përbashkët, duke llogaritur edhe fabrikën e stiroporit. Pasuria e kryetarit të Komunës, Sokol Haliti vlen 195 mijë euro dhe është në emër të përbashkët. Kryesuesi i Kuvendit Naim Pira është më i pasur se kryetari i komunës.

Në radhët e asamblistëve të Komunës së Vitisë nuk figuron asnjë milioner, për dallim nga Gjilani, bazuar në deklaratat e pasurisë që ata i kanë paraqitur në Agjensionin Anti Korrupsion të Kosovë, por ka mjaft këshilltar të pasur.

Por, të tillë që kanë më shumë se 100 mijë euro pasuri të paluajtshme, ka mjaft. Në formularët e disa prej tyre nuk figurojnë pagat ose kompensimi nga Kuvendi Komunal. Një pjesë e madhe e tyre, pasurinë e kanë deklaruar në emër të përbashkët. Pak janë ata që kanë para të gatshme në banka.

Sokol Haliti, kryetar i Komunës, ka deklaruar pasuri të paluajtshme, të përbashkët, në vlerë 195 mijë euro, një veturë në emër personal 15 mijë euro, 33 mijë euro para të gatshme në bankë si dhe të hyra vjetore në emër personal, të bashkëshortes dhe të fëmijëve – 21.780 euro.

Adnan Ymeri ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 270 mijë euro, në emër të prindit, një veturë që vlen 5 mijë euro, më emër personal, 190 euro kompensim mujor nga Kuvendi Komunal në Viti si dhe pagën mujore të noterit prej 200 euro.

Ali Bajrami ka deklaruar 310 mijë euro pasuri të paluajtshme, në emër të prindit, dy vetura, pronësia e përbashkët, me vlerë 14 mijë euro. Si pasuri të luajtshme, Bajrami e ka deklaruar edhe barnatoren, që ka vlerë 75 mijë euro. Si të hyra vjetore, ka deklaruar 10 mijë euro nga banesa në Viti, që me sa kuptohet është dhënë për qëllime tregtare. Në deklaratë nuk figuron paga (kompensimi vjetor) nga Kuvendi Komunal.

Arbresha Ibrahimi ka deklaruar 50 mijë euro pasuri të paluajtshme në emër të prindit, pagën nga Kuvendi Komunal në shumë mujore 245 euro si dhe pagën nga Banja e Kllokotit në shumë prej 350 euro. Te pjesa e formularit ku kërkohen emërtimet e funksioneve që kryen zyrtari i lartë publik, figuron edhe: zyrtare për patentë-shofer, ndërkaq nuk figuron paga e saj tek të hyrat vjetore.

Ajtene Frangu ka deklaruar 109.600 euro pasuri të paluajtshme në emër të përbashkët, 5300 euro veturën në emër të bashkëshortit si dhe 421 euro pagë mujore nga MASHT-i në emër të bashkëshortit. Paga ose kompensimi i saj nga Kuvendi Komunal mungon në deklaratë.

Baki Nebiu ka deklaruar 360 mijë euro pasuri të paluajtshme në emër të prindit, veturën 5.200 euro në emër të prindit, ndërsa nuk figuron asnjë e hyrë vjetore në deklaratën e tij.

Bekim Azizi ka deklaruar 151 mijë euro, në emër të përbashkët dhe të prindit, 10.671 euro para të gatshme në emër personal si dhe 23.113 euro të hyra vjetore në emër personal, të bashkëshortes dhe të prindit. Edhe te ky këshilltar mungon paga nga Kuvendi Komunal.

Bislim Bislimaj ka pasuri të paluajtshme që vlen 180 mijë euro, 23.500 euro detyrime
financiare në bankë që i ka marrë për ndërtimin e shtëpisë, 180 euro të hyra mujore si pensionist invalidor i UÇK-së, 200 euro nga qiraja e shtëpisë në Prishtinë si dhe 317 euro pagë në emër të bashkëshortes.

Daut Xhemajli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 200 mijë euro, si trashëgimi, veturë 5.600 euro, si dhe 6900 euro të hyra vjetore në emër personal dhe të bashkëshortes.

Ekrem Abazi ka pasuri në vlerë 90 mijë euro, veturë 4 mijë euro, 283 euro pagë mujore nga MPB, ku punon si zyrtar për patentë-shofer, 85 euro pagë nga Kuvendi Komunal si dhe 125 euro mëditje nga Kuvendi Komunal.

Hysë Rama ka pasuri të përbashkët që vlen 25 mijë euro, 2 mijë euro veturë në emër personal si dhe 10.920 euro të hyra vjetore në emër personal, nga KK dhe MASHT-i, si dhe të bashkëshortit, që punon në arsim.

Majlinda Ostrogllava ka pasuri të paluajtshme, në emër të përbashkët, në vlerë 770 mijë euro, duke llogaritur edhe fabrikën e stiroporit, dy vetura në vlerë 16 mijë euro, në emër personal dhe të bashkëshortit, 300 mijë euro detyrime financiare që janë marrë hua për hapjen e fabrikës së stiroporit. Në deklaratën e saj mungojnë të hyrat vjetore.

Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal ka deklaruar pasuri të paluajtshme 532 mijë euro, në emër personal dhe të përbashkët, tri vetura në vlerë 9.500 euro, 20 mijë euro para të gatshme në bankë, po aq – 20 mijë euro detyrime financiare në bankë si dhe 7.980 euro të hyra vjetore nga Kuvendi Komunal si dhe “Driloni SHPK”.

Nexhat Aliu ka pasuri të paluajtshme në vlerë 35 mijë euro, 4.020 euro pagë vjetore nga KBI në Viti, 3.500 euro të hyra vjetore në emër të bashkëshortes nga puna në bujqësi dhe blegtori.

Nuredin Lutfiu ka deklaruar 285 mijë euro pasuri në emër të përbashkët, 6 mijë euro veturë, 7.300 euro detyrime financiare, 3.600 euro të hyra vjetore nga Kolegji “Gjilani” ku punon si ligjërues. Në deklaratë i mungon kompensimi që merr nga Kuvendi Komunal.

Samet Idrizi ka deklaruar pasuri të paluajtshme 173 mijë euro, në emër të përbashkët, një veturë 6 mijë euro, në emër të prindit, 250 euro para të gatshme në bankë, të hyra vjetore nga puna në kompaninë “Hidromorava” 5.470 euro, 718 euro pagë nga Ph Farm Shpk si dhe 410 euro nga NTP BM Comerce. Nuk është paraqitur nga Kuvendi Komunal.

Uji Dea

Sami Demelezi ka pasuri të paluajtshme në vlerë 135 mijë euro. Në formularin tij nuk figurojnë të dhëna tjera.

Sejdi Emini ka deklaruar pasuri në vlerë 45 mijë euro si dhe të hyra vjetore në shumë 8.364 euro nga pagat në arsim dhe Kuvend Komunal.

Selvije Rexhepi ka deklaruar 124 mijë euro pasuri, në emër të bashkëshortit, 4 vetura në vlerë të përbashkët 27 mijë euro, në emër personal, të bashkëshortit dhe të përbashkët, 50.200 euro para të gatshme në emër të bashkëshortit dhe personal, 55 mijë euro detyrime financiare në emër të bashkëshortit si dhe 44 mijë euro të hyra vjetore në emër të bashkëshortit dhe të saj.

Xhylsime Qamili ka deklaruar pasuri të paluajtshme 650 mijë euro në emër të bashkëshortit, një veturë 10 mijë euro, një traktor 60 mijë euro, një kamion 4 mijë euro si dhe një makinë të punë, në vlerë 15 mijë euro, të gjitha në emër të bashkëshortit. Duket se vlera e traktorit dhe kamionit janë ndërruar në formular. Gjithashtu, ajo ka deklaruar 3 mijë euro para të gatshme në emër personal dhe të bashkëshortit si dhe 7.200 euro të hyra vjetore në emër personal, nga QKMF-ja, ku punon si mjeke. Mungon paga nga Kuvendi Komunal.

Besjana Rexhepi nuk ka asnjë pasuri në emër personal. Ajo ka deklaruar 40 mijë euro pasuri të paluajtshme, në emër të prindit, veturë 4 mijë euro në emër të prindit, ndërkaq nuk i ka deklaruar të hyrat nga Kuvendi Komunal.

Vjollca Halili nuk ka asgjë nga pasuria e paluajtshme, ndërsa ka deklaruar një veturë me vlerë 7.500 euro, e përbashkët, 4 mijë euro para të gatshme në bankë, ndërsa të hyra vjetore ka 551 euro paga mujore nga QKMF, 192 euro nga KK Viti si dhe 195 euro pagë mujore nga KBI në emër të bashkëshortit.

Vjollca Sylejmani ka deklaruar 80 mijë euro pasuri në emër të bashkëshortit, 5 mijë euro para të gatshme në emër personal, 35 mijë euro detyrime financiare në emër personal dhe të bashkëshortit, 326 euro pagë mujore nga QKM, 190 pagë mujore nga KK Viti si dhe 8 mijë euro pagë nga biznesi në emër të bashkëshortit, por nuk është e specifikuar nëse është pagë mujore apo vjetore.

Vebi Rama ka deklaruar pasuri të paluajtshme 360 mijë euro, 2 vetura 14 mijë euro, 6 mijë euro të hyra vjetore nga biznesi. Mungon paga nga KK Viti.

Visar Demiri ka deklaruar 85 mijë euro pasuri në emër të prindit dhe të përbashkët, 15 mijë euro obligime financiare në emër personal, 2.640 euro të hyra vjetore nga KK Viti, 4.200 euro paga e prindit nga arsimi.

Edhe drejtorët komunalë në Viti, si zyrtarë të lartë publikë, rezultojnë mesatarisht të pasur, në bazë të asaj që kanë deklaruar në Agjensionin Anti Korrupsion të Kosovës. Një numër i tyre, pasurinë e kanë deklaruar në emër të prindit, ose të përbashkët.

Basri Aliu ka deklaruar 120 mijë euro pasuri të paluajtshme, si trashëgimi, 33,33 për qind aksione në kompaninë ‘Pres comm’ që ka vlerë mbi 41 mijë euro, 8305 euro para të gatshme në bankë, në emër të tij dhe të bashkëshortes, 41.512 euro detyrime financiare në bankë si dhe të hyra vjetore në emër personal, të bashkëshortes dhe të prindit në shumën vjetore prej 11.172 euro.

Demush Mehmeti ka deklaruar 52.250 euro pasuri të paluajtshme, 3.500 euro detyrime financiare në bankë, 4368 euro pagë vjetore nga puna si dhe 2400 euro, dhuratë nga vëllai në Zvicër. Mehmeti është i vetmi zyrtar i lartë publik që ka deklaruar edhe dhuratën.

Dionis Ukaj ka deklaruar 110 mijë euro pasuri në emër të prindit, një veturë në emër personal që vlen 3.500 euro, si dhe pagën vjetore prej 6.300 euro.

Isak Sadiki ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 175 mijë euro, në emër të tij dhe të prindit si dhe 6.300 euro të hyra vjetore si drejtor komunal. Kaltrina Sylejmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 65 mijë euro, në emër të prindit si dhe 6.300 euro pagë vjetore në emër të saj.

Nexhmedin Jakupi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 74 mijë euro, në emër të prindit si dhe 6.300 euro pagë vjetore në emër personal. Qahil Sahiti ka deklaruar 98 mijë euro pasuri të përbashkët, një veturë 4 mijë euro në emër personal, 5 mijë euro detyrime financiare. Të hyrat e tij vjetore nga paga si drejtor komunal janë 6.300 euro.

Skënder Ahmeti ka pasuri që vlen 145 mijë euro, një veturë 4.200 euro, dy kombajna me vlerë 22 mijë euro, si dhe të hyra vjetore 6.300 euro.

Tajar Neziri ka deklaruar pasuri të paluajtshme, në emër të prindit, në vlerë 170 mijë euro, një veturë po ashtu në emër të prindit 5.500 euro, 3mijë euro detyrime financiare në bankë, në emër personal si dhe të hyra vjetore si drejtor komunal në shumën 6.300 euro.

Ibrahim Rama ka deklaruar 87 mijë pasuri të paluajtshme, një veturë 5.500 euro, 6.300 euro pagë dhe mëditje nga Kuvendi Komunal si dhe 6 mijë euro pagë në emër të fëmijëve, nga biznesi privat. Veton Ademi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 165 mijë euro, në emër të prindit, një veturë me vlerë 12 mijë euro, po ashtu në emër të prindit, 3 mijë euro para të gatshme në emër personal, 6300 euro të hyra vjetore nga paga si drejtor komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.