RCCOLA

Sa i shëndetshëm është lëngu i portokallit?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse mendoni se lëngu i portokallit e zëvendëson tërë këtë pemë, si dhe që, për këtë shkak, keni të bëni me një pije të shëndetshme, atëherë dijeni se e keni gabim. Ekspertët janë duke tërhequr vërejtjen që të mos e teprojmë me lëng portokalli (të blerë), meqë ai ka shumë sheqer dhe aditivë. Por, as lëngu i freskët, i shtrydhur, i portokallit, nuk ka vlerë të barabartë me tërë portokallin.

Lëngu i portokallit është bërë i popullarizuar në Amerikë, gjatë Luftës së dytë botërore, si burim i vitaminës C. Por, problemi me këtë lëng dhe me të tjerë, është se nuk janë as natyrorë, e as të freskët.

Fundamenti

Pjesa më e madhe e tyre janë përpunuar aq shumë, saqë e kanë humbur shijen. Për këtë shkak, aty janë aditivët, të cilët shtohen me të madhe. Përpos kësaj, shtohen edhe sasi të mëdha të sheqerit, me çka kjo pije bëhet tepër e shijshme. Për këtë shkak, lëngu i përpunuar i portokallit, është i njëjtë sikur pijet e gazuara.

(Kosova Sot)