Fundamenti

Sa herë shkoj drejt Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sa herë shkoj drejt Kamenicës, Po sa t’ dal n’ Qafë t’ Topanicës – M’ kaplon mall e nostalgji, Zjarr i madh më vlon në gji !…

Më shkojnë sytë n’ kodra t’ Zarbincës ,
Drejt Muhovcit e Breznicës ,
Kronidellit e Kopornicës ,
Drejt Hogoshtit e Dazhnicës …

Më shkojnë sytë drejt majës Kitkës ,
Velegllavës e Poliçkës ,
Desivojcës e Laçiqit ,
Drejt Lisockës e Shahiqit …
Drejt Magurës e Gjyrishecit ,
Drejt Pogllavlës e Tugjecit ,
Drejt Jallaqës e Zajçecit ,
Kremenatës e Dabishecit …

ARKATANA

I shoh fshatrat si kurorë ,
Male e kodra mbulua me borë …
Me lot n’ sy shikoj Gollakun –
Në Tugjec , ku e lash konakun !…
Dhe kur kthehem hapa – hapa ,
Kryet shtrembët më mbetet mbrapa !

Zemra m’ mbushet mallëngjime –
Ku e lash vendlindjen time ?!
Ah , malësi e shenjtë Gollak –
Fort me ty kem hy në hak !
Pa dëshirë ta kthyem shpinën –
I lamë shkret trojet , vendlindjen !…

Gjilan, më 09.04.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.