Eko Higjiena

Sa gota ujë duhet të konsumoni brenda ditës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

​Sa ujë që konsumojmë në ditë mund të ndikojë me të madhe në shëndetin tonë. Uji rregullon temperaturën trupore, bart materiet ushqyese dhe oksigjenin dhe ndihmon gjatë nxjerrjes së materieve toksike nga trupi.

Megjithatë, shumica nga ne nuk konsumon aq sa duhet ujë gjatë ditës.

Ja disa këshilla si të jemi mjaft të hidratuar gjatë ditës.

E para dhe themelorja, që duhet të pini tetë gota ujë në ditë është mit.

Sasia e mjaftueshme e ujit, të cilin duhet ta konsumoni gjatë ditës është ajo sasi e ujit të cilën e humbni përmes djersës, urinës, frymëmarrjes… Kjo është përafërsisht prej 8-10 gota ujë në ditë.

ARKATANA

Pasi që përmes pemëve dhe perimeve konsumojmë rreth 4 gota në ditë, nënkuptohet që duhet të kompensojmë vetëm pjesën tjetër, çka na çon deri te shifra prej 4-6 gota në ditë.

Si ta dimë nëse konsumojmë ujë mjaftueshëm? Sa ujë konsumojnë në ditë mund të shihet edhe përmes urinës. Mesatarisht urinojmë 4-8 herë në ditë, por megjithatë çdo gjë ndryshon nga njeriu në njeri dhe kjo nuk ka nevojë të jetë masë. Më shumë kujdes duhet të kushtoni në ngjyrën dhe aromën e urinës.

Nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe nuk ka aromë, mund të supozohet që konsumoni mjaft ujë. Nëse urina ka ngjyrë më të errët dhe ka aromë amoniaku duhet të pini më shumë ujë. Urina po ashtu mund ta ndryshojë ngjyrën për shkak të ushqimit që keni ngrënë (shparg, panxhar), prandaj nëse ngjyrën e urinës e keni të ndryshme mos bëni menjëherë panik, por kujtohuni se çfarë keni ngrënë.

Sa ujë duhet të pimë kur dëshirojmë të dobësohemi? – E vërteta është që uji ndihmon të përshpejtojmë metabolizmin kur dëshirojmë të humbim kilogramë. Për ta shpejtuar metabolizmin duhet të pini rreth 2.5 litra ujë gjatë një dite. Hulumtimet kanë treguar që nëse rritni konsumimin e ujit për 1.5 litra në bazë ditore gjatë vitit do të shpenzoni 17.400 kalori më shumë ose nëse e shndërrojmë në kilogramë, rreth 2.25 kg. Nëse dëshironi të përshpejtoni metabolizmin përmes ujit, le të jetë i ftohët uji që pini.

Sa ujë duhet të pini gjatë ushtrimeve? – Verës ose gjatë kohës së ushtrimeve nënkuptohet që do të pini më shumë ujë. Rreth dy orë para ushtrimeve pini 2-3 gota ujë dhe kështu do të jeni të sigurt që nuk do të dehidroni gjatë kohës së treningut. Jashtë kohës së treningut duhet të pini një gotë ujë çdo 15 minuta dhe pas treningut edhe 2-3 gota.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.