GRANDEMALL

Sa është i dëshirueshëm niveli i tensionit, sheqerit dhe yndyrës në gjak?

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ngritja i lartë e tensionit të gjakut, sheqeri dhe yndyra janë rrezik i madh për zhvillimin e sëmundjeve

Vlerat maten me analizat e gjakut në mënyrë që të qëndrojmë në vlerat e dëshiruara, ndërsa kjo më së miri arrihet me balancimin e ushqimit dhe me lëvizjen e përditshme. Ja se çfarë do të thonë vlerat e tyre…

PRESIONI I GJAKUT

Vlera e presionit të gjakut 140/90 mmHg dhe më lart konsiderohet hipertension, i cili është faktori kryesor i pavarur i rrezikshëm për zhvillimin e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare.

Vlera e parë dhe e sipërme janë presioni në arterie kur zemra rrah (presioni sistolik), ndërsa numri tjetër, i poshtmi, presioni në arterie midis rrahjeve të zemrës (presioni diastolik).

Për shkak të ndryshimeve të cilat ndodhin me plakjen, presioni sistolik arterial pas moshës 50-vjeçare pas çdo viti jete rritet për rreth 2 mmHg, ndërsa presioni diastolik për 0,5 deri në 1mmHg, transmeton Telegrafi.

Presioni normal i gjakut

120/80 mmHg.

Prehipertensioni

Presioni sistolik oscilon midis 120 dhe 139 mmHg apo presioni diastolik oscilon midis 90 dhe 99 mmHg.

Hipertensioni i shkallës 2

Tensioni sistolik 16- mmHg dhe më i lartë apo tensioni diastolik 100 mmHg apo më lart.

  • Të dy vlerat e lexuara për presionin e gjakut janë të rëndësishme. Mirëpo, pasi që t’i mbushni 50 vjet, vlera e presionit sistolik është edhe më e rëndësishme. Hipertensioni i izoluar sistolik (HIS), kur presioni diastolik është normal, mirëpo ai sistolik i ngritur, është tip më i shpeshtë i presionit të ngritur të gjakut te personat më të vjetër se 50 vjeç.

Rregullat para se të jepni gjakun për analiza, të cilat shumica nuk i dinë – për këtë shkak rezultatet shpesh nuk janë valide!

Rregullat para se të jepni gjakun për analiza, të cilat shumica nuk i dinë – për këtë shkak rezultatet shpesh nuk janë valide!

SHEQERI

ARKATANA

Diabeti i tipit 2 është sëmundje shumë e rëndë e shkaktuar me shprehitë e këqija jetësore, i kushtueshëm për shërim dhe me komplikime të rënda për të sëmurin.

Tani është obligim të zbulohet edhe paradiabeti në mënyrë që të pengohet zhvillimi i sëmundjeve të sheqerit.

Glukoza e matur në bark të zbrazët

• Të shëndetshmit – më pak se 5,6 mmol/l
• Paradiabeti – nga 5,6 deri 6,9 mmol/l
• Diabeti – më i lartë se 7 mmol/l

Glukoza 2 orë pas ushqimit (testi oGTT)

• Të shëndetshmit– deri 7,8 mmol/l
• Paradiabeti – nga 7,8 deri 11 mmol/l
• Diabeti– më i lartë se 11 mmol/l

Hemoglobina e glukozuar (HbAc1, niveli i glukozës gjatë 3 muajve të kaluar)
• Të shëndetshmit– deri në 5,7%
• Paradiabeti– nga 5,8 deri 6,5%
• Diabeti – më lartë se 6,5%

Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!
Lexo po ashtu
Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!
YNDYRAT

Niveli i përgjithshëm, HDL dhe LDL i kolesterinës dhe përpjesëtimet e tyre kanë ndikim të barabartë në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Niveli i ngritur i kolesterinës së përgjithshme dhe i kolesterinës me dendësi të ulët (LDL) është dislipidemiama.

Kufiri i vlerave

Kolesterina e përgjithshme: Femrat dhe meshkujt – i ulët deri në 5 mmol/l
Kolesterina LDL: Femrat dhe meshkujt – i ulët nga 3 mmol/l

Kolesterina HDL:

• Femrat – i lartë nga 1,2 mmol/l
• Meshkujt: i lartë nga 1 mmol/l

Reklama
Trigliceritet: Femrat dhe meshkujt – i ulët nga 1,7 mmol/l.

  • Te të sëmurët me diabet dhe të sëmurët nga sëmundja kardiovaskulre (preventiva sekondare) qëllimet e shërimit janë të rrepta – kolesterina e përgjithshme duhet të jetë më e ulët se 4,5 mmol/l, ndërkaq kolesterina LDL më e ulët se 2,5 mmol/l. /Telegrafi/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.