Eko Higjiena

Sa është i dëmshëm për zemrën ushqimi i tepërt?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtrimet ekstreme të rregullta me intensitet të lartë mund të jenë të dëmshme për zemrën tuaj, ka paralajmëruar studimi i dufit. Ekspertët nga Australia thonë se ushtrimet e tepërta mund të jenë ‘kardiotoksike’ dhe mund të shkaktojnë ndryshime permanente në strukturën e zemrës tuaj.

Kjo në shkëmbim mund të ndikojë t’i lë njerëzit me probleme me ritmin e zemrës, që ndryshe njihet si aritmia. Disa studime të tjera sportin dhe ushtrimet e tepërta i kanë ndërlidhur me rrezik të shtuar për rrahje të shpejta të zemrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Uji Dea

Por, çështja është kontroverse, me disa studime të tjera që nuk tregojnë lidhjen midis tyre. Në studimin e fundit, kardiologu sportiv te “Baker IDI Heart and Diabetes Institute”, në Melburn, ka zbuluar të dhënat në këtë temë nëse ushtrimet e intensiteti të lartë, nëse atonegativisht ndikojnë në zemër.

Lideri i studimit Dr. André La Gerche, ka thënë: ‘Ky dokument diskuton shumë pyetje rreth asaj nëse ushtrimet mund të ndërlidhen me efekte të dëmshme për zemrën”. Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Canadian Journal of Cardiology”, dhe ka eksploruar rreth asaj nëse ushtrimet e tepërta – si vrapimet në maratonë – mund të shkaktojnë ndryshime kardiake te disa atletë.