Fundamenti

Sa duhet të ecni apo vraponi për t’i djegur kaloritë e ushqimeve të preferuara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse e shikoni numrin e kalorive që i konsumoni, ju me siguri do të mendoni se një stërvitje e shpejt mjafton për t’i djegur ato.

Por, kjo nuk është aspak e vërtetë sepse sipas një grafike të re nga disa ekspertë të nutricionit nga Britania e Madhe, tregohet se djegia e kalorive të ushqimeve tona të preferuara merr më shumë kohë sesa ç’mund të mendojmë, transmeton Telegrafi.

P.sh., nëse e hani një copë picë që përmban 449 kalori, ju duhet të ecni 1 orë e 23 minuta apo të vraponi 43 minuta për t’i djegur ato kalori.

Kjo është lista e plotë e ushqimeve të preferuara dhe koha që duhet ta kaloni duke ecur apo vrapuar për t’i djegur kaloritë e tyre:

– Pijet freskuese (330 ml) përmbajnë 338 kalori, ndërsa duhet të ecni 26 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 13 minuta

UBT

– Çokollatat përmbajnë 229 kalori, ndërsa duhet të ecni 42 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 22 minuta

– Sandviçët me pulë apo proshutë përmbajnë 445 kalori, ndërsa duhet të ecni 1 orë e 22 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 42 minuta

– Një copë picë përmban 449 kalori, ndërsa duhet të ecni 1 orë e 23 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 43 minuta

– Një pako me çipsa përmban 171 kalori, ndërsa duhet të ecni 31 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 16 minuta/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.