Sa do të jetë funksionale e moderne administrata e Gjilanit në vitin 2016, tregon Gagica

Gjilan – “Administrata e Përgjithshme e Komunës së Gjilanit është model për tërë Kosovën, derisa synim yni është që të jemi administrata më moderne dhe më funksionale në Ballkanin Perëndimor”. Kështu ka thënë drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, në konferencën për media, ku i ka paraqitur të arriturat e punës gjatë vitit 2015.
Gagica tha se gjatë vitit të kaluar në Administratë ka rritje të cilësisë së shërbimeve përmes avantazheve të teknologjisë së informatikës dhe menaxhimit të drejt të resurseve humane në motivimin e punëtorëve, e cila ka pasur një ndikim të drejtpërdrejt në arritjen e cilësisë totale.
“Angazhimi ynë kryesisht ka qenë në krijimin e hapësirave fizike sidomos për zyrat e këshillave të fshatrave, zyrave mobile të gjendjes civile dhe zyrave të drejtorive të Komunë së Gjilanit”, ka thënë drejtori i Administratës së Gjilanit, Nazim Gagica, duke përmendur edhe projektet konkrete.
“Kemi implementuar për herë të parë në Kosovë dhe rajon projektin “Teleëork”, pastaj aplikimi i regjistrit online për procedurat administrative, unifikimi i mbishkrimeve për 30 objekte komunale sikurse edhe në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, implementimin e projektit për sallën e re të Kuvendit Komunal, vendosjen e aparateve për menaxhimin e kohës në të gjitha drejtoritë, pastaj One Stop Shop, marrëveshja me Postën e Kosovës për vendosjen e sportelit brenda”, tha Gagica.
Ai ka përmendur edhe një sërë investimesh që janë bërë në meremetimin dhe inventarizimin e zyrave të gjendjes civile në Malishevë, Bresalc, Verbicë e Zhegocit, Zhegër, Shurdhan, Miresh, Llashticë, dhe Zyra për Kosovën Lindore.
Ndërkaq, në sektorin e autoparkut, i pari i Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Nazmim Gagica, ka potencuar se edhe në vitin 2015 ka rënie të shpenzimeve në derivate për 5020 litra më pak krahasuar me vitin 2014.
Krejt në fund, Gagica u shpreh se janë bërë të gjitha përgatitjet e projektit shumë të rëndësishëm E-Kioska, që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet./rajonipress/