Sa aktivitet fizik duhet të bëni?

Shpesh pyesim veten se sa ushtrime apo aktivitet fizik duhet të bëjmë në ditë apo në javë? Sipas studimeve, thuhet se të rriturit duhet të bëjnë minimumi dy orë e gjysmë aktivitet fizik çdo javë. Përveç kësaj, ky aktivitet fizik sugjerohet të bëhet në një hapësirë kohore prej 5 ditësh. Kjo do të thotë që të rriturit e shëndetshëm duhet të ecin minimalisht gjysmë orë në ditë. fitnessNëse e dyfishoni këtë sasi kohore, atëherë do të keni benefite të tjera si humbje në peshë. Hapësira kohore ndryshon në varësi të aktivitetit fizik që kryeni.
Ushtrimet për rënien në peshë: Për ata që kërkojnë të kryejnë aktivitet fizik për humbje në peshë, kryesisht yndyrën e trupit (dhjamin), këshillohet të bëjnë 40 minuta ushtrime kardio (ushtrimet që rrisin pulsin e zemrës, si vrap, kërcim në litar etj) 3-4 herë në javë. Sa më shumë ta shtoni intensitetin e ushtrimeve dhe kohën e tyre aq më shumë do të bini në peshë.
Ushtrimet kardiovaskulare: Trajnerët sugjerojnë se ushtrimet kardiovaskulare mund t’i bëni 40 minuta 3 herë në javë.
Aktiviteti fizik për një zemër të shëndetshme: Aktiviteti fizik nuk kryhet vetëm për të humbur peshë apo për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të mbajtur zemrën të shëndetshme. Ushtrimet e moderuara nga një trajner personal, ju ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve në tru.
Këto lloj ushtrimesh mund t’i bëni 30-40 minuta për 3-4 herë në javë. Ushtrimet kardiovaskulare rrisin efikasitetin e qarkullimit të gjakut në trup. Kjo gjë çon në marrjen e lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, dhe ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi