UBT

Sa afër, aq edhe larg asfaltimi i rrugës në drejtim të Bujanocit?

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit për Bujanoc ka një kohë të gjatë që është nisur, por fundi i saj duket të jetë ende larg. Zyrtarët e Ministrisë së transporteve thanë se ka gjasa që deri tek Swiss Clinique rruga të asfaltohet këto ditë.

Bizneset që ndodhen përskaj këtij aksi që po punohet tash e një vit kanë nisur të irritohen dhe revoltohen. Asfaltimi i kësaj rruge sa është afër, aq edhe është larg realizmit sepse krejt kjo varet nga moti.

Fundamenti

Por zyrtarët e Ministrisë së transporteve thanë për rajonipress se ka shumë gjasa që këto ditë të përfundojë asfaltimi i këtij aneksi të paktën deri tek Swiss Clinique./rajonipress/