United Hospital

S’ pari herë këngën e nisa

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Demir Krasniqi

S’ pari herë këngën e nisa –
Tu i ruajt delet nën do lisa !
Kënga maleve seç jehonte –
Edhe shpendët i gëzonte !

Kur i ruaja dhentë kah sana –
Këndoja këngët që mi mësoj nana !
Kur i ruaja dhentë nën taraba –
Këndoja këngët që mi mësoj baba !

Kur i ruaja dhentë kah pllaja –
Këndoja këngët që mi mësoj daja !
Kur i ruaja dhentë kah kodrat –
Këndoja këngët që mi mësuan motrat !

Kur i ruaja dhentë kah ahu –
Këndoja këngët që mi mësoi vëllau !
Kur i ruaja dhentë kah leblebijat –
Këndoja këngët që mi mësuan bijat !

Kur i ruaja dhentë kah pusat –
Këndoja këngët që mi mësuan mësuesat !
Kur i ruaja dhentë kah hambarët –
Këndoja këngët që mi mësuan arsimtarët !

Kur i ruaja dhentë nëpër molla –
Këndoja këngët që i mësuam te shkolla !
Kur i ruaja dhentë nëpër përpjetësa –
Këndoja këngët që i mësuam për festa !

Kur i ruaja dhentë kah gurrat –
Këndoja këngët që mi mësuan burrat !
Kur i ruaja dhentë kah dushqit –
Këndoja këngët që mi mësonin krushqit !

United Hospital

Kur i ruaja dhentë rreth malit –
Këndoja këngët e kavallit !
Kur i ruaja dhentë rreth pyllit –
Këndoja këngët n’ melos t’ fyellit !

Kur i ruaja dhentë rreth sheftelisë –
Këndoja këngët e çiftelisë !
Kur i ruaja dhentë n’ lugje t’ Meshinës –
Këndoja këngët e mezhnicës !
Kur i ruaja dhentë rreth Kullës –
Këndoja këngët n’ melos t’ surles !
Kur i ruaja dhentë te kroi i Hutës –
Këndoja këngët e lahutës !

Kur i ruaja dhentë rreth plepit –
Këndoja këngë t’ defit e t’ qejfit !
Kur ruaja dhentë rreth Hanit –
Këndoja këngët e tupanit !

Kur i ruaja dhentë Obërshinës –
Këndoja këngët e violinës !
Kur i ruaja dhentë rreth ahut –
Këndoja këngët për maje krahut !

Kur i ruaja dhentë n’ breg t’ Zharit –
Këndoja këngën e Isuf Hajdarit !
Kur i ruaja dhentë rreth kodrës –
Këndoja këngën e Sen Rugovës !

Gjilan, më 15.05.2018.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.