RCCOLA

Ryva Kajtazit i thyejnë dhe grabisin makinën

/ 1 minutë lexim

Këngëtarja shqiptare, Ryva Kajtazi, është bërë pre e një episodi aspak të këndshëm. Pak ditë më parë asaj i është thyer dhe grabitur makina në një nga lagjet e Prishtinës.

Vjedhja ka ndodhur në orët e para të ditës, ndërkohë që Ryva kishte dalë nga makina dhe brenda kishte lënë edhe çantën, bashkë me telefonin mobil.

Mobi Casa

Grabitësit pasi kanë thyer xhamin, kanë marrë gjithçka që kishte brenda në makinë dhe janë larguar.

Pasi është kthyer në makinën e saj dhe ka parë çfarë ka ndodhur, këngëtarja është ndjerë shumë keq, megjithatë në fund e ka kaluar gjithçka dukë ngushëlluar veten se të paktën dëmet kanë qenë vetëm materiale dhe asgjë fizike.