Ryva Kajtazi u kërkon falje fansave

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi, përmes rrjetit social ‘Twitter’ u ka kërkuar falje fansave të saj duke ju thënë që nëse i ka zhgënjyer do t’i befasojë gjatë sezonit të verës.

“Fansa nëse ju kam zhgënjyer me falni. Por kjo verë do jetë vetëm me surpriza do ketë hmm… Pritni Pritni”, ka shkruar këngëtarja në ‘Twitter’.

Uji Dea

Ka kohë që Ryva Kajtazi nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri për të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e saj dhe mbase përmes këtij mesazhi, ajo po paralajmëron një verë të nxehtë me shumë risi.