UBT

Russell: Merruni me probleme reale të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i UNDP-së për Kosovë, Andrew Russell, numëron ngecjet e Kosovës dhe besimin e humbur të qytetarëve në mënyrën sesi shpenzohet paraja publike dhe si funksionon prokurimi publik. Ai thotë se mungon transparenca dhe se Qeveria nuk po merret sa duhet me papunësinë.

Papunësia, mungesa e rritjes ekonomike e varfëria thellohen nga korrupsioni, dhe me këto probleme duhet të ballafaqoheni dhe jo të strukeni larg tyre. Ndërsa me politikë të drejtë publike, transparencë dhe zbatim të ligjit, atëherë do të vërehen ndryshimet. Kështu vjen edhe një kritikë nga ndërkombëtari në krye të agjencisë së OKB-së në Kosovë, UNDP, Andrew Russell.

FIDANISHTJA

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ai numëron ngecjet e Kosovës në nivel lokal dhe qendror, duke përmendur edhe prioritete që duhet t’i ketë Qeveria e Kosovës. Ai ka bërë të ditur të gjeturat e raportit “Mozaik” nga i cili mësohet se qytetarët kanë humbur edhe më shumë besimin në mënyrën sesi shpenzohet paraja publike dhe si funksionon prokurimi publik. Russell është i bindur se besimi në institucione kthehet kur të rritet transparenca. Sa i përket papunësisë, kreu i UNDP-së kritikon Qeverinë të mos jetë duke punuar sa duhet.

“Ndoshta për një arsye ose jo, ndoshta thjesht nuk ka qenë mjaft efektiv komunikimi me qytetarët se çfarë është duke u punuar, ku janë shpenzuar paratë tuaja, çfarë është blerë, kush është rekrutuar etj.”, ka thënë Russell. Ai bën të qartë se OKB-ja është e përfshirë në Kosovë, por edhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) është përqendruar në tri fusha kryesore: sundimi i ligjit dhe qeverisja e duhur, mundësitë e punësimit dhe mundësitë arsimore për të rinjtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.