GRANDEMALL

Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës, thotë presidentja Osmani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se qëllimi i Rusisë është destabilizimi i rajonit dhe jo vetëm Ukrainës. Ajo është shprehur se ndërsa shihet situata me Ukrainën, flitet edhe për situatën me Kosovën, për shkak të tendencave të Rusisë për destabilizim të rajonit.

“Çfarë po ndodhë tani në Ukrainë? – nuk është vetëm një krizë që po ndodhë vetëm në Ukrainë, por është një krizë dhe një betejë mes vlerash. Vlerat e lirisë dhe demokracisë në njërën anë kundër autokracisë, të cilat po shfaqen në mënyrën më të ashpër më barbare”, tha Osmani.

“Duke u marrë me Ukrainën, ne po merremi me vetveten tonë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ajo në Rubikon të KlanKosovës.

GRANDEMALL

“Për shkak se tendenca ruse për destablizim, nuk është vetëm tendencë ndaj Ukrainës, por është një tendencë ndaj gjithë rajonit”, shtoi Osmani.

Rusia filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar.

Qeveria e Ukrainës thotë se tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin duke filluar një sulm frontal, që mund të ndryshojë rendin gjeo-politike, me pasojat që kanë filluar të ndihen tashmë në mbarë botën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.