Uji Dea

Rusia e para, Serbia e teta, Shqipëri-Kosova e nënta mafi në botë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mafia serbe radhitet si grupi i tetë më i fuqishëm mafioz në botë. Kështu pohon Interpoli, lista jopopullore e të cilit përpilohet sipas kritereve që ndërlidhen me ndikimin që kanë grupet e caktuara mafioze në krimin e organizuar, vrasje, tregti me narkotikë e armë, plaçkitje, etj. shkruan portali i gazetë kroate ‘Veçernji List’.

Mafia serbe, e cila udhëhiqet nga Klani tashmë i njohur botërisht i Zemunit, ka depërtuar në mesin e dhjetë grupeve më të fuqishme kriminale botërore për shkak se operon në dhjetëra shtete, dhe për shkak se në listat e Interpolit gjenden 350 pjesëtarë të saj.

Megjithë një numri mjaft të madh të pjesëtarëve të mafisë në shtetet ballkanike, këto shifra duken si lojë fëmijësh krahasuar me numrin e pjesëtarëve të mafisë bindshëm më të fuqishme në botë, që është ajo ruse. Mafia ruse numëron mbi gjysmë milioni pjesëtarë, dhe kontrollon afro 70 për qind të ekonomisë ruse.

E dyta radhitet mafia italiane, me një “fitim” vjetor prej 100 miliardë eurosh, ndërkohë që në vendin e tretë të listës së Interpolit radhitet narko-karteli kolumbian. Krahas tregtimit me imigrantë ilegalë, edhe tregtia me kokainë del të jetë një ‘biznes’ fitimprurës për mafinë kineze, e cila supozohet se mban një të tretën e tregut të kokainës në botë, duke u radhitur kështu e katërta në listë.

Eco Higjiena

Paralelisht, falë kontrollit të prostitucionit, pornografisë dhe lojërave të fatit, xhakuzat japoneze, me afro 110 000 pjesëtarë, duket se me “meritë” e mbajnë vendin e pestë në listën e Interpolit. Vendi i gjashtë në listë është i rezervuar për mafinë meksikane, e cila pasohet nga mafia izraelite, që radhitet e shtata.

Në vendin e nëntë ndërkaq radhitet mafia shqiptare, specialitete të së cilës janë tregtia me narkotikë, armatim dhe me njerëz, transmeton gazeta Zhurnal raportin e V. List.Nënvizohet se pjesëtarët e saj e respektojnë kodeksin e tyre, të vjetër gjashtë shekuj.

Top-dhjetëshin e grupeve famëkeqe kriminale e përmbyll mafia e Xhamajkës, e cila këtë pozitë e siguroi falë vrasjeve tejet brutale dhe tregtisë me drogë.