United Hospital

Rusia 2018, De Biasi zbulon synimet e Kombëtares

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gianni De Biasi, selektori i Shqipërisë, ka zbuluar objektivat e Kombëtares në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Duke e pasur parasysh që në grup ka dy skuadra të mëdha si Spanja dhe Italia, Gianni De Biasi nuk guxon të shprehet shumë optimist për një kualifikim të mundshëm në Botërorin “Rusia 2018”. Sipas italianit, objektivi i Kombëtare është vendi i tretë në Grupin G.

“Jemi mësuar të përqendrohemi te objektivi i radhës, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me Italinë. E them këtë pasi Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër.”

ARKATANA

Përballë Spanjës dhe Italisë në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018, vendi i tretë mbetet objektivi real i Shqipërisë. Tekniku 60-vjeçar kërkon të njëjtin motivim dhe angazhim të lojtarëve, për të realizuar një tjetër ëndërr, si ajo e kualifikimit në Europianin e Francës.

“Është e vështirë të renditemi në vendin e dytë, sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet. Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Chielini, Bonuçi, Bonuccin e Barzagli”, ka theksuar ai.

“Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Marchisio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit. Sa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin.”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.