Rushiti: Për tre muaj, në Gjilan janë inkasuar mbi 300 mijë euro nga lejet e ndërtimit

Gjilan – Drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti, në konferencën për gazetarë, ka deklaruar se për tre muaj janë inkasuar mbi 300 mijë.

“Bashkëpunimi i mirë i Drejtorisë së Inspekcionit me Drejtorinë për Urbanizëm, ka rezultuar që vetëm nga lejet e ndërtimit në Gjilan janë inkasuar mbi 300 mijë euro për tre muajtë e parë të këtij viti, pra për periudhën kur ka filluar ndërtimi në fund të muajit mars e këndej. Inkasim jashtëzakonisht të mirë kemi edhe tek pranimet teknike të lokaleve afariste, sikurse edhe në të hyrat në sektorin e bujqësisë, sanitarisë dhe veterinës”, ka thënë Rushiti.

Duke folur për punën pesë mujore Drejtorisë, ai ka nënvizuar se sektori i tregtisë është marrë me inspektimin e flamujve të shteteve të prejardhjes së mallit, në të gjitha qendrat tregtare, minimarketet dhe shitoret e vogla, në qytet dhe fshatra.

“Po ashtu, inspektorët e Drejtorisë janë në inspektim të vazhdueshëm dhe kanë bërë ndëshkime dhe gjoba mandatore për ndotësit e ambientit në Komunën tonë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, duke folur për planifikimin për tre muajt e verës, Rushiti Inspeksioni në Gjilan prioritet do të ketë lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

“Shfrytëzuesit legal të mos keqpërdorin hapësirën e lejuar nga drejtoria kompetente, në të kundërtën do të pasojnë masat sipas ligjeve në fuqi dhe rregulloreve të Kuvendit të Komunës”, pohoi ai.

Një punë jashtëzakonisht e madhe, sipas Rushitit, po bëhet në zbatimin e vendimit të kryetarit Haziri për keqpërdoruesit e ujit të pijshëm, në kohën kur kjo Komunë ka shpallur gjendje emergjente shkaku i mungesës së të reshurave.

“Inspektorët tanë janë në kujdestari 24 orë për secilin aspekt, e në veçanti për të inspektuar keqpërdoruesit eventual të ujit”, ka përfunduar drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).